Ka perfunduar pjesa e pare e ndeshjes Partizani-Botev Plovdiv, sfide qe po luhet ne “Selman Stermasi” e vlefshme per raundin e pare te Europa League.
Rezultati i pjeses se pare eshte mbyllur i barabarte me rezultatin 1-1.
Te paret qe kaluan ne avantazh ishin te kuqte qe ne minuten e 5-te me ane te sulmuesit Xhevahir Sukaj qe realizoi nje gol mjaft te bukur.
Por, miqte reaguan ne minuten e 27-te duke barazpeshuar shifrat me ane te Kossoko.