VIDEO/ Luan kombëtarja, kirurgët festojnë në sallën e operacionit!

29 Qershor 2017, 15:48Sport TEMA

Kur luan kombëtarja gjithçka ndalet. Madje në Kili kirurgët ndërpresin edhe operacionin për të ndjekur momentin vendimtar për kombëtaren e tyre.

Një video me të vërtetë e veçantë është shpërndarë në rrjetet sociale. Kombëtarja e Kilit mposhti me penallti Portugalinë një natë më parë duke siguruar finalen e Kupës së Konfederatave dhe ky moment historik i kombëtares nga Amerika Latine nuk mund të humbej as nga kirurgët që ishin në operacion.

Ishte momenti vendimtar i 11-metarshave dhe kirurgu nis festën me bisturi në dorë pasi Moutinho humbet edhe penalltinë e dytë për Portugalinë.

Urojmë që të ketë shkuar mirë edhe ndërhyrja kirurgjikale!

https://www.youtube.com/watch?v=hp_Y_cJ3CSE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje