Celina: Nëse City më shet do t’i detyrojë të më blejnë përsëri

29 Qershor 2017, 15:30Sport TEMA

Ylli i kombëtares së Kosovës, Bersant Celina, vazhdon të punojë për të bindur Pep Guardiolan ta ketë në skuadër.

Lojtari që u huazua në Holandë tek Tëente, pritet të bëjë huazimin e dytë nga Manchester City, por këtë herë në Ligën e dytë angleze.

Por, ai nuk e ka ndërmend të dorëzohet për t’u rikthyer sërish në “Etihad Stadium”.

“Natyrisht, kur e sheh se klubi ka shpenzuar miliona për lojtarë të rinj, është e vështirë të pranohet. Por, Manchester City është një klub i madh, ata duan të nënshkruajnë me lojtarët më të mirë në botë”.

“Synimi kryesor i imi është të kem një karrierë tek Manchester City. Dua të luajë në Premier League”, thotë Celina në intervistën e dhenë për  DailyMail.

“Edhe nëse klubi vendos të më shes, unë do të luftojë që ata të më blejnë sërish”, shtoi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje