Bullgarët “çmenden” pas Moxhit

28 Qershor 2017, 20:27Sport TEMA

Edhe pse kanë shumë të panjohura rreth Partizanit, te të kuqtë është një personazh për të cilin te Botev Plovdiv nuk kanë nevojë për informacion. Luciano Moggi ishte i pranishëm në momentet e fundit të stërvitjes së ekipit bullgar në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe prezenca e tij tërhoqi menjëherë vëmendjen e kundërshtarëve. Nga Angel Paliyski, presidenti i ekipit nga Plovdivi, që po ndiqte stërvitjen e ekpit të tij në tribunën kryesore. Moggi tërhoqi edhe vëmendjen e futbollistëve. Thuajse të gjithë kthyen kokën nga personazhi që deri më tani e kishin parë vetëm nga televizori.

Pasi lojtarët e Botevit u larguan nga fusha, presidenti Paliyski përfitoi nga rasti për tu prezantuar dhe për të biseduar disa çaste me “Big Lucianon”. Kryesisht këshilla rreth distancës dhe rrugës që Partizani duhet të kryejë për të luajtur ndeshjen e kthimit në “Lazur” mbi 200 km distancë nga Plovdivi. Më tej Moggi ndoqi përgatitjet e fundit të Partizanit, përpara sfidës së kësaj të enjteje në turin e parë kualifikues të Europa League. I vetmi shqetësim te të kuqtë lidhet me problemet në qendër të mbrojtjes. Gëzim Krasniqi vijoi stërvitjen i diferencuar pas problemit në kavilje dhe rrezikon seriozisht të mos luajë, duke iu shtuar të dëmtuarit Malota.

Për këtë arsye, Ibrahimi pritet të aktivizohet përkrah Atandës në qendër, ndërsa Fejzullahi e Kotobelli nga krahët. Mesfusha pritet të përbëhet nga treshja Vila, Batha dhe Trashi, ndërsa në sulm Progni e Mazrekaj nga krahët do të jenë në mbështetje të Xhevahir Sukajt. Një skuadër sulmuese, me Partizanin që do të provojë të shfrytëzojë faktorin fushë, pasi një fitore do ta vendoste në pozita mjaft të mira për kalimin në turin e dytë të Euriopa League./SS/

Partizani              4-3-3

 

Fejzullahi             Ibrahimi               Atanda       Kotobelli

 

Vila                     Batha                   Trashi

 

Progni                  Sukaj                    Mazrekaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje