Juventusi nuk është i gatshëm të paguajë më shumë se 35 milionë euro për futbollistin e Fiorentinës, Federico Bernardeschi.
Klubi i “Zonjës së Vjetër”, është shumë i interesuar për futbollistin italian, por Viola heziton që ta shes atë.
Sipas të përditshmes italiane, “Gazzetta dello Sport”, kampionët e Italisë janë të gatshëm të ofrojnë jo më shumë se 35 milionë euro plus bonuset.
Por, Fiorentina kërkon 40 milionë euro, ndërsa Juven mund ta fus në marrëveshje edhe Rinconin.
Bernardeschi nuk e ka nënshkruar kontratën e re me klubin.