Partizani nuk ka ndalur përgatitjet në kuadër të takimit të kthimit ndaj Botev Plovdiv në program në datën 6 korrik ora 21:00.
Seanca e sotme është zhvilluar në kompleksin sportiv “Pepa” në Elbasan paradite në orën 10:00.
Për titullarët është aplikuar një program i diferencuar, ndërsa pjesa e tjetër e grupit të lojtarëve ka kryer normalisht seancën e sotme.
Deri në mometin që do ti drejtohet Bullgarisë, skuadra do të qëndroj e grumbuluar edhe do të vijoj përgatitjet në Tiranë .
Të kuqtë u mposhtën në ndeshjen e parë që u zhvillua ditën e djeshme në “Selman Stermasi”, me rezultatin 1-3 dhe shanset për të kaluar në fazën tjetër janë të pakta.