Kukësi ka fituar miqësoren e tretë të zhvilluar në Austri.
Kampionët e shqipërisë fituan me rezultatin e ngushtë 1-0 ndaj skuadrës së Rostov.
Autori i golit për skuadrën e drejtuar nga, Ernest Gjoka, në këtë miqësore ishte bomberi kroat Pero Pejic që realizoi në minutën e 22-të.
Një test pozitiv për verilindorët në prag të përballjes së parë të sfidës së ‘Uefa Champions League’, ndaj Sherif Tiraspol.
Kjo është miqësorja e tretë që Kukësi ka zhvilluar në Austri ku po kryen fazën përgatitore, ku ka marrë një humbje 7-0 kundër Ëolfsberger në ndeshjen e parë, por fituan dy sfidat e rradhës me Botosanin dhe Rostov.