Nga Bjorn Runa, Toronto
Federata Panshqiptare e Amerikës, “Vatra,” ka mbajtur në muajin qershor Kuvendin, nga ku u zgjodh kryetari i kuvendit, Armin Zotaj, si edhe kryetari i ri i shoqatës, ish-konsulli shqiptar në SHBA, Dritan Mishto.
Por, vetëm pak kohë pas mbajtjes së Kuvendit, i cili përkoi edhe me 105-vjetorin e themelimit të Vatrës, është bërë me dije në disa raporte të shoqatës, se procesi ka qenë i parregullt.
Në një raport të degës së Vatrës në Worcester, Masachusets, thuhet se gjatë Kuvendit të datës 10 Qershor 2017, ka patur “shkelje, apo mosdakordësi me rregullat dhe procedurat e Kuvendit.”
Për këtë arsye, dega Woërcester ka kërkuar raporte nga personat e përfshirë në këtë debat, por duke qenë se raporti i Kryetarit të ri të Kuvendit, Armin Zotaj ka qenë më i sakti dhe më profesionali, sipas tyre, shoqata ka arritur në përfundimet se, veç shkeljes së rregullores dhe mungesës së profesionalizmit gjatë mbajtjes së Kuvendit, Dritan Mishto nuk mund të jetë kryetar i Federatës Panshqiptare Vatra, pasi kjo shkel artikujt 62, 63 dhe 64 të rregullores së shoqatës.
Sipas këtyre raporteve, Mishto nuk është gjendje të provojë se kur dhe ku është zgjedhur anëtar i Vatrës, ç’ka është dhe një nga kushtet thelbësore për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur kryetar i saj.
Në raportin e degës së Washington-it, ngrihet pikërisht ky shqetësim. Ndonëse pretendehote se Dritan Mishto ka qenë anëtar i Vatrës në Michigan 5-6 vjet më parë, diçka e tillë bie në kundërshtim, pasi në periudhën e pretenduar, ai ka qenë konsull i Shqipërisë me rezidencë në New York, por jo banor i shtetit të Michiganit.
Gjatë kësaj kohe, Mishto ka qenë zgjedhur si konsull i Shqipërisë në SHBA nga qeveria Berisha. Vlen të përmendet se, atëhere pati edhe debate, pasi Mishto rezultonte të kishte qenë student i një shkolle fetare në Libi, gjë që ishte fshehur nga rezymeja zyrtare e kabinetit qeveritar.
Një tjetër problem që mund të përmendet është se, bashkëshortja e Z. Dritan Mishto, Agata Mishto është anëtare e shoqatës së grave greko-amerikane.
Gjithashtu, dega e Vatrës në Washington është shprehur në raport se “në Kuvendin Vatra 2017, u vu re qartë se në tavolinën e komisionit të verifikimit të kredencialeve u lëshuan çeqe për pagesat e anëtarësisë.” Ndërkaq, sipas udhëzimeve të Vatrës, lista me emrat e delegatëve të kredituar duhet të ishte gati bashkë me pagesat gjer në 20 Prill 2017, por diçka e tillë nuk ka ndodhur dhe çeqet janë shpërndarë në tryezën e komisionit, ç’ka ka krijuar edhe paqartësi për sa i përket numrit të delegatëve të çdo dege.
Raportet e degës së Vatrës në Washington dhe Worcester, duke marrë parasysh problemet e shfaqura gjatë kuvendit, shprehen se qëndrimi i Dritan Mishtos si kryetar i Vatrës, është jo i rregullt dhe se duhen zhvilluar zgjedhje të reja.
Duke marrë parasysh se kryetari i ri i Vatrës ka qenë konsull i Shqipërisë në SHBA në kohën e qeverisë Berisha dhe problemet e dyshimet e ngritura për parregullsitë gjatë procesit të zgjedhjes së tij si kryetar i Vatrës, lind dyshimi nëse kjo është një tjetër përpjekje e PD-së për të marrë nën kontroll shoqatën më të vjetër dhe më të madhe të Shqiptarëve në Amerikë.
Dritan Mishta eshte nje emigrant i papune dhe vatra eshte nje organizate pleqsh te paditur ne shumice dhe ka nja dy dilerante. Kane nje apartament te vjeteruar ne nje nga lagjet e vrafera te Bronxit. Nuk kane pike vlere, biles jane qesharke, pra nuk ia vlejne as per mire e as per keq.
Kur nuk eshte i zoti te beje asnje pune ne shoqerine amerikane Dritani han qofte qyl ne Bronx e luan domino. Gjynah.
Vatra eshte kthyer ne nje vater perfitimesh materiale dhe i ka ikur teresisht qellimit per te cilin ajo u ngrit nga Noli, Konica, Pani dhe te tjetre burra te cilet vendosnin Shqiperine te paren dhe jo politiken sic kane bere per afro 20 vjet kreret e Vatres.
Shkelja kryesore dhe me flagrante, eshte kalimi i kryesise se Vatres nga BOSTONI (ku u ndertua) ne NY.
Te gjithe “kreret” qe drejtojne Vatren dhe jane te lidhur familjarisht mes njeri tjetrit, jo vetem kane tjetersuar kete shoqate, por vjedhin hapur zgjedhjet dhe percaktojne qe me pare kush do jete kryetari i saj.
“Gazetaruci” Dalip Greca, i thur lavde “kryetareve” shterpe te Vatres, te cilet anojne kryekeput ne anen e djathte te politikes shqiptare, duke vleresuar tradhetaret e Shqiperise si Sali Berisha, me pritje te shtrenjta dhe me tituj “bombastike”.
VATRA u krijua ti sherbeje shqiptareve pa dallim feje, krahine, ideje dhe ngjyre.
Kjo padiskutim, eshte shkelur mijera here nga “kryetaret” e sotem.
Turp… Noli perpelitet ne varrin e tij nga gjemat e ketyre qe udheheqin VATREN sot dhe qe e kane kthyer ne shoqate familjare.
Kam 20 vjet ne amerike ku Jane keta dhe per cfare
Ate qe keni shkruar eshte genjeshter. Keshilli drejtues dhe gati te gjithe deget e mbeshtesin Z. Mishto plotesisht.
Ne nuk merremi me grate e kryetareve. Zonja Mishto mund t’i perkase minoritetot grek dhe mund ta gjeje veten mire ne shoqaten e grave greke ne SHBA sic e paskeni pare ne kete website http://agapw.org/site/about
Kjo tregon tolerancen e Vatres, burri kryetar i Vatres dhe gruaja sekretare e Shoqates greke. Pse te jete problematike?
Keto shkrime jane te bera nga diletante dhe medioker. Dhelpra kur nuk e arriti dot rrushin, tha eshte i pabere. Ndoshta ka qene vend i lakmuar nga ndonje barkmadh injorant. Sa mire do qe sikur problemi me i madh i shqiptareve te ishte shoqata Vatra dhe Dritan Mishto. Do te thote qe do i kishim zgjidhur gjithe pjesen tjeter te halleve. Shikoni politiken ne Shqiperi qe po vdesin njerezit urie. Me pelqen pjesa ku permendni gruan per pjesemarrje ne shoqaten e grave greko-amerikane. Kjo eshte per atdhetarizem? ! O Mero Baze, ke qene dhe do mbetesh kokrra e injorantit dhe e tepelensit te lig. E c’mund te presesh nga nje vend qe vjedhjen e ka per mburrje? hahahahaa, o idiot