Serbia “mund” gjithë vendet e Ballkanit, 300 mijë vende punë për 5 vjet. Shqipëria kryeson vetëm për tregtinë, keq në investimet e huaja dhe punësim

3 Korrik 2017, 10:20Rajoni TEMA

Prej 3 vitesh vendet e Europes Juglindore po implementojne strategjine rajonle 2020 per t’u perafruar me BE.

Ne takimin vjetor te Keshillit te Bashkepunimit Rajonal treguesit ekonomik flasin per progres, por jo te njejte ne te 7 vendet e rajonit.

Shqiperia kryeson ne tregtine nder-rajonale te mallrave, ndersa mbetet pas sa i perket terheqjes te investimeve te huaja direkte.

Sekretari i pergjitheshm i Keshillit te Bashkepunimit Rajonal, Goran Svilanovic thote se ne kete aspekt Shqiperia ka permbushur vetem 12 % te objektivit qe qeveria i ka vendosur vetes.

“Pergjigja eshte tek qeveria. Une do te prisja qe zyrataret t’i hedhin nje sy raportit vjetor, te shohin ku eshte Shqiperia dhe ku jane vendet e tjera dhe pastaj te bisedojne me ata qe po ecin me mire.

Per shembull Mali i Zi po ecen mire me terheqjen e investimeve te huaja direkte dhe pervoja e tyre mund t’i sherbeje Shqiperise”, tha Svilanovic.

Në takim u bë publik fakti se gjatë këtyre 5 viteve të fundit, në Europën Juglindore janë hapur 400 mijë vende pune.

Nga këto, 300 mijë vende pune janë hapur vetëm në Serbi.

Svilanovic thote se mundesite jane edhe ne Shqiperi per te krijuar vende te reja pune.

Se pari, duhet te kete nje vendim poltitik, qe vendet e reja te punes te jene ne fokus te qeverise.

Se dyti, ju zhvilluat zgjdhet dhe vendet e reja te punes jane nje premtim qe tani duhet te shihen ne kendveshtrimin praktik, qe do te thote se qeveria duhet te shoh perreth dhe te pyes se c’investitore mund te sjelle ne vend, sepse nvestimet e huaja direkte lidhen drejtperdrejte me vendet e reja te punes”, thotë ai.

Nje nder shqetesimet kryesore te qytetareve te Europes Juglindore mbetet korrupsioni.

Sipas raportit te Keshillit te Bashkepunimit Rajonal, 73 perqind e tyre mendojne se qeverite nuk po e luftojne ne menrye eficente korrupsionin.

Mosbesim ka edhe ndaj sistemit te drejtesise.

78 perqind e qytetareve te Europes Juglindore  besojne se sistemi gjyqesor eshte i varur nga politika dhe 83 perqind thone se ligji nuk vepron per gjithe njesoj.(TemA)

7 komente në “Serbia “mund” gjithë vendet e Ballkanit, 300 mijë vende punë për 5 vjet. Shqipëria kryeson vetëm për tregtinë, keq në investimet e huaja dhe punësim”

  1. Aureli says:

    Po sa milion eshte serbia? sikur nuk del llogaria

  2. Kapedani says:

    Jo more ,po pse edhe tani qe jemi ne “dhjerokraci ” prape te fundit ne rajon ne.O te pjerdhur neve na ka mallkuar zoti qekur ndryshuam fenë dhe jemi bere me keq se arabet.Ishim ne 1944 analfabet po aty do perfundojme po kesaj radhe do jemi analfabet me diplloma ne xhep.Po xhaxhi Sali KARaxhiçi sikur e ngriti Shqiperine ne te njejtat ritme si Gjermania,familjen e vet po se u ben te gjithe miliardera. Ky palloshi gjate e ka mendjen te thithi pak miell dhe te haje ndonje tas me makarona.Tosi e kishte mendjen tek bixhozi ,Like hajduti vetem tepsine shikonte ,populli shkrete mori arratine rrugeve te botes per te mbijetuar.Problemi me i madh i Shqiperise do jete kur brezi i dyte i emigranteve nuk do vine me ne Shqiperi per pushime sepse nuk do kene me asnje lidhje plus qe do kene prioritete te tjera.Ne ate kohe edhe prinderit tane(paçin jeten e gjate) do kene ikur nga kjo bote dhe ne qe dolem ne emigracion nuk do dergojme me pare ne Shqiperi.Imagjinoni pak çndodh aty nqs bijen te ardhurat nga emigracioni me 30 %.Po çmimi banesave do bjeri katastrofe se do ket aq shume ne treg (edhe sot tregu eshte mbushur) per arsye se ata qe jetojne jashte do fillojne e ti shesin.
    Prisni prisni se nuk keni pare gje akoma….

  3. Zigur Qarri says:

    Këtë bën injoranca,i kan ngatrruar gjerat keq!
    300 mije vende te reja pune,i ka hapur Shqiperia dhe jo Serbia,
    dhe jo ne pese,por ne kater vjet.Per kete 4 vjeçar do te hapen edhe
    220 mije te tjera vende pune,ashtu siç premtoi Doktorri shkencave
    ekonomike Arben Ahmetaj(220 mijë vende të reja pune në mandatin e dytë).
    Nese realizohet premtimi i Zotit Ahmetaj ne Vitin e pare,atehere i bie qe
    Shqiperia ka hapur 520 mije vende pune ne 5 vjet,120 mije vende pune me shume
    se i gjith Ballkani.Lumsi ne e lumsi ti…

  4. Mentari says:

    Hajde hajde gjith ajo Serbi qe eshte 2.5 here me e madhe se shqiperia me p[opullsi hap 300000 vende pune ne 5 vjet ;Po ky Jonuku i jon qe deklaronte para 4 vjetesh qe do te hapte 300000 vende pune ne nje vit? kush eshte me i mencuri nga keta te dy,”Besoj” se Edi Rama (Mashtruesi)eshte me i mencur.

  5. Aseni says:

    Te na rrojne partite, celularet dhe diskutimet neper kafene se sa per investime nuk ia themi fare. Jemi mbledh ne Tirane kurse pjesa tjeter e teritorit eshte bosh dhe e pa shprese. Cfare do presesh nga nje vend ku prodhimi vendas perfaqsohet veten nga shishet e ujit e te rekise, pak qumesht e ca domate.

  6. undefined says:

    Nuk terhiqen investimet e huaja kur rinia kalon kohen klubeve te lagjeve me gote rakie sepse eshte zero nga ana prefesionale nuk terhiqen investimet e huaja duke hapur Xhamiat e Erdoganit e Kishat e Anastasit por duke bere nje plan mbare kombetare per arsimin prefisional te vendit qe eshte per faqe te zeze

  7. WEB1 says:

    E gjeten fajtorin ,ed ramen !Serbia pati mundesine e 300.000 mije vendeve pune sepse para se te vdiste i pari ,d.m.th tito ,dhe derisa terhoqi shpirtin e fundit d.m.th milloshevici,brenda jugosllavise u lane ne ne trashegimi serbeve nje industri qe ishte ku e ku me e zhvilluar se kinezerite e pa rinovuara ndonjehere te enverit .Aty ku prodhoheshe zastava dhe lada sot prodhon fiati ,dhe piaggio .Ne industrine ushqimore serbe sot prodhohet makarona me te famshme italiane ,,barilla .Aty ku infrastrukturat e dhjera te enverit ,dhe abortet qe ndertoi berisha ,serbet kishin autostradat dhe mallrat mbi kamione leviznin me shpejt .E gjithe struktura industriale serbe u vu ne sherbin ne inovacionit pa patur harxhime kolosale por thjesht nje nderrim teknollogjie me moderne , qe ju perputh asaj se vjetres .Pa llogaritur ketu personelin e pergatitur ne te gjitha keto qe citova me siper qe shqiperia nuk i ka .E hapi rama zonen e lire ne durres ,,me ndertesa industriale moderne ,,dhe e dini se sa u paraqiten ? ZERO !Shume vone per shqiperine ,dhe drejtimin 27 vjecar ku vlente vetem mbushja e xhepit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje