Shokon babai i nuses që helmoi vjehrrën në Durrës: Vajza kishte arsye, vjehrri e përdhunoi. Eduart Stafa më ka një borxh

5 Korrik 2017, 09:24Politika TEMA

Ashtu si e bija, nusja që helmoi vjehrrën, edhe babai i 19-vjeçares Elda Tanushi akuzon vjehrrin e saj për përdhunim, duke deklaruar se tashmë ai i ka borxh për atë që ka ndodhur.

Sipas Baftjar Tanushit, e bija ka pasur një arsye të fortë që e ka bërë atë veprim dhe kjo arsye, sipas tij, është abuzimi seksual që ka pasur në shtëpinë e burrit.

Në një intervistë për “Panorama”, Tanushi e drejton gishtit tek Eduart Stafa, duke e denoncuar publikisht për përdhunimin e vajzës.

Ai shprehet se e bija nuk i kishte treguar asgjë, përveç faktit se prindërit e të shoqit e keqtrajtonin. Por në Prokurori ka mësuar edhe deklarimet e vajzës, e cila kishte deponuar se ndaj saj kishte abuzuar seksualisht vjehrri 48-vjeçar.

“Vajza ka dhënë një dëshmi tronditëse. Ajo ka deklaruar se është përdhunuar nga vjehrri, Eduart Stafa, 48 vjeç. Tani Eduart Stafa më ka një borxh të madh pas asaj që i ka bërë vajzës sime”, shprehet babai i Elda Tanushit.

Ndërsa tregon se në momentin që e bija do të lirohet, do ta marrë me vete në shtëpinë e tij e nuk do të lejojë më që kjo martesë të vazhdojë.

4 komente në “Shokon babai i nuses që helmoi vjehrrën në Durrës: Vajza kishte arsye, vjehrri e përdhunoi. Eduart Stafa më ka një borxh”

  1. luli says:

    PO mire ja ka bere vjehrri. Djalin e çove ne Greqi ti babai vajzes, kush do ta punonte aren apo ta jepte ne te trete? Me mire u punua brenda shtepise, nuse ishte e nuse ngeli. Po ç’jane keto turpe o idiote! Ju duhet te jeni arixhinj se vetem ata i bejne keto pune.

  2. Emrri says:

    Po kjo bukurania pse nuk helmoi vjehrrin por vjehrren? Dava malokesh, martohen qe 20 vjec edhe shohin nga mesi e poshte neper bahce te tjera.

  3. shoku says:

    Boll e ngopet kete popull me telefilma.

  4. WEB says:

    Asgje e besueshme ,vetem genjeshtra nga te dyja palet ,kjo karavidhe arriti te fuse ne sherr dy familje .Qe jeta me vjehrrin dhe me vjehrrën ne shtëpi eshte tmerr kjo dihet ,por qe te perdhunohesh dhe te rrish akoma aty nuk eshte e besueshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje