Agjencia e mbrojtjes raketore e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar mbrëmë se brenda disa ditësh do të testojë sistemin e sofistikuar antibalistik raketor, pasi Koreja e Veriut, këtë javë, e ka testuar një raketë, ndërkontinetale.
Sistemi amerikan, THAAD, që do të testohet, është i paraparë që t’i interceptojë dhe shkatërrojë raketat balistike me rreze të shkurtër, të mesme dhe të avancuara të veprimit.
Ky test do të zhvillohet në një kompleks të ishullit Kodiak në Akaskë, ka thënë kjo agjenci amerikane.