Selami shton akuzat ndaj Bashës: E ktheu PD-në monopol. Origjinali është Berisha, po ky i çoi më larg! Dyshime për marrëveshjen me Ramën

9 Korrik 2017, 21:11Politika TEMA

Eduard Selami ka shtuar akuzat për veprimet autoritare të Lulzim Bashës që sipas tij po ia kalon edhe Berishës.

Selami u tha demokratëve në Bulqizë se Basha e ktheu me kohë Partinë Demokratike në një monopol, duke vendosur për gjithçka vetë.

“Kjo vetëm Republikë e Re nuk është.

Ky është një veprim autoritar i së kaluarës që unë mendoj se pa ndrequr këtë gjë…

Origjinali nuk është Basha, origjinali është miku im Berisha dhe ai i ka bërë këto punë, por ky i çoi edhe më larg, unë flas hapur”, u shpreh Eduard Selami, kandidat për kreun e PD.

Selami tha gjithashtu se duke qenë ai kryetar i PD, kjo e fundit do të ringrihet fuqishëm në të gjithë vendin:

“Ne duam që ta ringrejmë Partinë Demokratike si forcë e parë, aty ku i takon, në të gjithë Shqipërinë.

Jam i sigurt që do ta bëjmë”, tha Selami.

Sa i përket marrëveshjes me Ramën, Selami tha se strukturat e partisë duhej të viheshin në dijeni.

“Unë nuk jam dakord, si bëhet kjo. Hajde mbledhim sesionin. Mbledhim këshillin e degës së Bulqizës, ta dimë”, tha ndër të tjera Selami.

Nderkohe Selami ka sulmuar dhe mungesen e transparences se marreveshjes- Rama Basha.

“Marreveshja me Edi Ramen u be ne fshehtesi te plote. Kush nga demokratet e di se cfare ishte dhe cfare permban ajo marreveshje dhe kush nga demokratet u pyet per ate marreveshje?

Nuk jam kunder marreveshjeve por kur te jem une kryetar, cdo marreveshje apo aksion politik do te konsultohet me strukturat e partise. Vetem demokratet e thjeshte e dine se cfare eshte me e mira per ta dhe une do jem i mandatuari qe te ndjek te gjitha rruget per ta arritur ate”, tha Selami.

4 komente në “Selami shton akuzat ndaj Bashës: E ktheu PD-në monopol. Origjinali është Berisha, po ky i çoi më larg! Dyshime për marrëveshjen me Ramën”

  1. kombi says:

    bravoo ,gjithmon i sakte ,largpames ,nje demokrat i vertete . E MERITON FITOREN , VENDIN E KRYETARIT TE SAJ , PER TE MIRE TE SHQIPERISE . PD SALIUT DHE E LULIT KA MARRE DISHEZEN .
    SUKSESE ! TE GJITHA VOTAT PER SELAMIN .

  2. Adri says:

    Ke shume te drejte.Basha vet vendos e vet vulos sikur pd te ishte çiflig i tij…..Duhet te pergjigjet qe e çoi PD ne gremine,partine e shpreses dhe aspiratave te mijerave shqiptareve.Agje nuk ka kuptuar gjyhnaqari qe vazhdon e bene fushate ,
    Turp qe marreveshje Basha -Rama mbahet e fshehur,mungesa e transparences dhe demokracine ne nje parti jane vdekje prurese per te…
    Basha ik

  3. Theo says:

    Pordhe me rigon

  4. Titi says:

    Mua me pelqen menyra e te shtruarit te problemeve nga Selami, por vetem pyes: kur ka qene ndonjehere PD keshtu si thote Selami?? Asnjehere. Atehere sa gjasa ka te behet sic thote Selami?? Asnjehere..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje