5 konkluzione nga takimi ‘shumë i fuqishëm’ midis Trump dhe Putin

10 Korrik 2017, 09:24Bota TEMA
5 konkluzione nga takimi ‘shumë i fuqishëm’ midis Trump

Presidenti rus Vladimir Putin dhe Presidenti i SHBA-ve Donald Trump më në fund zhvilluan takimin e tyre të parë dhe shumë të pritur, ballë për ballë si liderë botërorë, në kuadër të samitit G-20 në Hamburg të premten.

Ishte e vështirë për amerikanët për të mësuar se çfarë kishte ndodhur në takim, i cili zgjati shumë, shumë më gjatë se sa pritej. Ndryshe nga homologu i tij rus, sekretari i shtetit Rex Tillerson nuk mbajti një konferencë me mediat pas përfundimit të mbledhjes, duke i lënë Moskës tregimin për atë që ndodhi pas dyerve të mbyllura.

Tillerson tha se takimi ishte “shumë i fuqishëm”, “shumë konstruktiv” dhe përmbante elementin më të rëndësishëm të diplomacisë, “kimi të qartë pozitive”.

Duke lënë këto mënjanë, këtu janë pesë konkluzione të mëdha nga samiti Trump-Putin.

Ne nuk jemi aspak afër për të marrë një përgjigje të drejtë nga Trump se çfarë roli specifikisht, ai mendon se Rusia ka luajtur në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Nga të gjitha llogaritë, ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet e SHBA u diskutua në takim. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, me dekada përvojë diplomatike, tha se Trump pranoi shpjegimin e Putinit se Rusia nuk hakoi zgjedhjet presidenciale të Amerikës në 2016. Lavrov tha gjithashtu, se “Trump përmendi se disa qarqe ne SHBA ende merren me ndërhyrjen ruse në zgjedhje, edhe pse nuk kanë prova.”

Tillerson tha se Trump ngriti këtë çështje Putinit, i cili mohoi ndikimin rus, dhe se të dy nuk shohin asnjë arsye për tu marrë më me të kaluarën.

“Të dy liderët u pajtuan, megjithatë, se kjo është një pengesë substanciale në aftësinë tonë për të lëvizur përpara marrëdhëniet Rusia-SHBA dhe ranë dakord për të shkëmbyer më tej punën në lidhje me angazhimet e mosndërhyrjes në punët e Shteteve të Bashkuara dhe në procesin tonë demokratik, si dhe në ato të vendeve të tjera”.

Zyrtarët anonim të administratës, të cilëve Shtëpia e Bardhë thotë nuk mund të besohet, më vonë i thanë CNN se Trump nuk pranoi pretendimet e Putinit.

Por Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të punojnë së bashku në sigurinë kibernetike.

Të dy palët ranë dakord të mos ndërhyjnë në punët e njëri-tjetrit dhe të bashkëpunojnë në ruajtjen e forcës së tyre kibernetike. Ose, për të përdorur pjesë nga fjala e Tillerson, ata “ranë dakord të eksplorojnë krijimin e një kuadri rreth të cilit të dy vendet mund të punojnë së bashku për të kuptuar më mirë se si të përballen me këto kërcënime kibernetike, në aspektin se si këto mjete përdoren për të ndërhyrë në punët e brendshme të vendeve, por gjithashtu se si këto mjete përdoren për të kërcënuar infrastrukturën, si këto mjete përdoren nga pikëpamja e terrorizmit”.

Putin dhe Trump ranë dakord për armiqësinë e tyre ndaj një shtypi të lirë.

Një tjetër armëpushim u ndërmjetësua në Siri.

Megjithatë, ende ekzistojnë “detaje” për t’u përpunuar se kush do ta zbatojë atë. Gjithashtu, Izraeli e urren këtë ide. Ndërsa Tillerson pranoi se armëpushimet e mëparshme kanë dështuar shpejt.

Të dy vendet kanë më shumë të përbashkëta, se sa nga ato gjëra që i ndajnë.

Kjo, sipas Tillerson. “Unë do t’ju thoja se, në përgjithësi, objektivat tona janë saktësisht të njëjta.” (Kjo shprehje i ngec në fyt ekspertëve të politikës së jashtme të SHBA-së.)

Sidoqoftë, ato zona të përbashkëta nuk përfshijnë Ukrainën, programin bërthamor të Koresë së Veriut, ose vendosjen e sistemit të mbrojtjes raketore të THAAD në Korenë e Jugut, që Rusia ka thënë se duhet të ndalojë dhe që me sa duket nuk u përmendën në takimin dy-orësh dhe 15-minutësh.

Foreign Policy – Lexo.al

1 komente në “5 konkluzione nga takimi ‘shumë i fuqishëm’ midis Trump dhe Putin”

  1. Arber I says:

    Takimi dukej se Trump eshte i kapur nga Putin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje