Gjatë gjithë kohës, e vërteta ishte pikërisht në emailet – emailet e Donald Trump Jr., domethënë kur ai i publikoi zyrtarisht në Twitter të martën në mëngjes, pasi mësoi se The New York Times ishte gati të publikonte përmbajtjen e tyre.
Me një gjuhë aq të hapur dhe të qartë që do të bënte dhe një skenarist Hollivudi të skuqeshe, emailet konfirmojnë atë që presidenti, djali i tij dhe të tjerët kanë mohuar vazhdimisht për më shumë se një vit: që anëtarët kryesorë të fushatës Trump u takuan me përfaqësues të qeverisë ruse në pritje të ndihmës për të dëmtuar Hillary Clinton dhe për të zgjedhur Donald Trump.
Më 3 qershor 2016, i Trump Jr. mori një email nga Rob Goldstone, ish-gazetar britanik i tabloideve dhe publicist i muzikës, duke i thënë atij se një avokat i qeverisë ruse “kishte ofruar fushatës së Trump disa dokumente zyrtare dhe informacione që do të inkriminonin Hillarin dhe marrëdhëniet e saj me Rusinë dhe do të ishin shumë të dobishme për babanë tuaj”.
1.Goldstone vazhdoi: “Ky është padyshim një nivel shumë i lartë dhe informacion i ndjeshëm, por është pjesë e Rusisë dhe mbështetjes së qeverisë së saj për z. Trump”.
Në këtë pikë, çdo kamp fushate kompetente dhe etike në gjysmë të rrugës elektorale, do të kishte kontaktuar me F.B.I. Kjo është ajo që fushata Gore bëri në vitin 2000, kur në mënyrë misterioze morën materiale konfidenciale të debatit që i përkisnin fushatës së Bushit.
Në botën e Presidentit Trump, etika është për humbësit. Djali i tij i përgjigj z. Goldstone, “Nëse kjo është ajo që ju thoni, më pëlqen veçanerisht më vonë gjatë verës”, – kur ai ndoshta supozoi se do të sillte më shumë dëme.
Më 9 qershor, Trump Jr. u takua në Trump Tower me avokaten ruse, Natalia Veselnitskaya, e cila ka lidhje me Kremlinin. Gjithashtu morën pjesë anëtarë të rrethit të brendshëm Trump – Paul Manafort, kryetari i fushatës dhe Jared Kushner, dhëndër i Presidentit Trump dhe tani këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë. (Z. Kushner fillimisht nuk përmendi këtë takim, dhe disa të tjerë me zyrtarët rusë, në aplikimin e tij për çertifikatën e sigurisë).
Çfarë ndodhi në takim? Asgjë, sipas Donald Trump Jr, i cili tha se kishte ndodhur “para se ethet ruse të ishin në modë”. Më pak se dy muaj më vonë, CNN e pyeti për akuzat se Rusia po përpiqej të ndihmonte fushatën e babait të tij. “Është e neveritshme, është kaq e rremë”, tha atëherë zoti Trump. “Nuk mund të mendoj për gënjeshtra më të mëdha”.
Ai mund të provonte të mendonte pak më shumë, veçanërisht në lidhje me lidhjet e tij të shumta kontradiktore me znj. Veselnitskaya. Të dielën, për shembull, ai tha se i kishte thënë z. Manafort dhe z. Kushner “asgjë për substancën” e takimit paraprak. Por subjekti i shkëmbimit me zotin Goldstone, që z. Trump i shpërndau të dy burrave, lexonte “Rusia – Clinton – private dhe konfidenciale”.
Donald Trump Jr duket të jetë në rrezik real juridik. Ligji për financimin e fushatës federale ndalon fushatat politike për të kërkuar ndonjë “gjë me vlerë” nga shtetasit e huaj. Me atë standard, pranimi i z. Trump me pa ofertën e znj. Veselnitskaya me siguri duket diçka e keqe. Çdo akuzë përgjatë këtyre linjave mund të ngrihej nga Robert Mueller III, hetues i posaçëm që mbikqyr hetimin e Rusisë, ose nga Departamenti i Drejtësisë nën drejtimin e Zëvendës Prokurorit të Përgjithshëm Rod Rosenstein, i cili mori përsipër të gjitha çështjet lidhur me Rusinë, pasi u përzgjodh nga Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions i cili ngriu vetën në mars.
Ndërkohë, republikanët në Kongres po ruajnë pozicionin e tyre mbrojtës dhe indiferent ndërsa aeroplani i Trump është në rënie. Senatori Orrin Hatch tha se vëmendja ndaj email-eve ishte “e tejmadhe” dhe e quajti Donald Trump Jr. një “njeri shumë i mirë”.
Zëvendëspresidenti Mike Pence u përpoq të mbulonte veten sa më shumë që të ishte e mundur nga rrëmuja. Ai nuk ishte “i vetëdijshëm për takimin”, tha sekretari i tij i shtypit.
Dhe çfarë ndodhi me presidentin? Z. Goldstone përfundoi emailin e tij më z. Trump Jr. duke thënë, “Unë gjithashtu mund ta dërgoj këtë informacion te babai juaj” përmes asistentit të tij personal. Donald Trump Jr. ka mohuar në mënyrë të përsëritur që babai i tij kishte ndonjë njohuri për takimin, por kjo është e vështirë për tu besuar duke marrë parasysh kush ishte i pranishëm dhe e pamundur për tu pranuar duke marrë parasysh sa i pavërtetë zoti Trump Jr. ka qenë.
Të martën, Presidenti Trump ishte në mënyrë të çuditshme i heshtur në mediat sociale. Ai dha vetëm një shënim formal të mbështetjes për Donald Jr në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij e shtypit: “Djali im është një person me cilësi të lartë dhe unë vlerësoj transparencën e tij.” Por transparenca është një nga shumë gjëra, së bashku me kredibilitetin, që kësaj administrate i mungon. Pra, kur Donald Trump Jr pretendon se ka publikuar “listën e plotë të postës elektronike”, pyetja duhet të jetë, çfarë tjetër po fshihni?/The New York Times – Lexo.al/