Për më shumë se 10 vite, shtëpia e “mbretit të drogës” Pablo Escobar në Tulum të Meksikës ka qëndruar e zbrazur, por biznesmeni Lio Lamc ka vendosur ta ndryshojë.
Ai ka arritur të ndërtojë një hotel luksoz më pesë yje “Casa Malca” i cili posedon 35 dhoma luksoze gjumi, që janë të dedikuara për klientët e përzgjedhur.
Banorët e asaj zone thonë se Pablo Escobar, karteli i të cilit brenda një dite fitonte afro një miliardë dollarë, këtë rezidencë e kishte ndërtuar në vitet 80.
Kjo vilë gjendet shumë pranë plazhit, dhe ofron pamje të rralla që shumë njerëz ëndërrojnë t’i shijojnë. Qëndrimi për një natë në shtëpinë e Escobarit kushton rreth 450 euro.
Ky hotel posedon edhe saunë nëntokësore, pishina pranë detit si dhe fusha sportive.