Mustafaj zbardh sekretet e lëvizjes brenda PD-së: Parti e re? Ja se cili është qëllimi...

13 Korrik 2017, 18:21Politika TEMA

Një nga nismëtarët e një lëvizje të re brenda PD-së, Besnik Mustafaj, i cili bashkë me Astrit Patozin e demokratë të tjerë kanë nisur takimet me bazën, tregon arsyet që e shtynë drejt kësaj rruge.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, Mustafaj tha se grupi i tyre ka për qëllim të shmangë përçarjen brenda PD.

“Fushata që po bëhet për kryetarin e PD është false dhe fasade. Ne nuk jemi një grupim anti Basha, por jemi një lëvizje që synon shmangien e përçarjes dhe fton të bëhen pjesë e saj si ata që kanë kohë të gjatë në PD, ashtu edhe të rinjtë. Qëllimi ynë është kthimi në identitet i PD që të gjendet në kapacitetet e saj të plota për të bërë opozitë”,– tha Mustafaj.

Ndërsa deklaroi që s’ka qëllim të krijojë një parti të re brenda PD, Mustafaraj e vuri theksin tek gara për kryetar, e cila sipas tij është kontestuar edhe nga rivali i Bashës, Eduard Selami.

“Skam hyrë për të krijuar parti të re, por duhet të nisë reflektimi politik për gabimet e bëra. Basha nuk po e tregon këtë. Nga ana tjetër edhe Selami po konstaton se listat nuk ekzistojnë, se janë të mainipulura, pra që gara është e kërcënuar. Fakti që ai vazhdon e rri në një garë të tillë është zgjedhja e tij”, shtoi Mustafaj.

I pyetur se cila beson se do të jetë vota e Sali Berishës në këtë garë, ai zbuloi një sekret për të, kur tha se ai njeri nuk do të abstenojë dhe me siguri votën do ja japë ose Bashës ose Selamit.

Nuk e imagjinoj të abstenojë, nuk e kuptoj se cilit do t’ja japë votën, Bashës përsëri? Një nga bilancet e këqija që po i lë PD është dhurata që i bëri Bashës para 4 vitesh, por nuk e di për kë do votojë. Në këtë rast po e mban të fshehtë”,– tha ai.

2 komente në “Mustafaj zbardh sekretet e lëvizjes brenda PD-së: Parti e re? Ja se cili është qëllimi…”

  1. Tirana says:

    Me ne fund “PD” zbuloi perberjen e saj te vertete: nje bande me turlifarlloj hajdutesh, kriminelesh, imoralesh, spiunesh e komunistesh, por ASNJE DEMOKRAT nga ata qe historikisht kane perfaqesuar orientimin demokratike shqiptare nga viti 1912 apo qendresen demokratike nga viiti 1946. Nje hakmarrje e vertete e historise.

  2. Treviso says:

    Krimineli sali votendo tja japi atije qe i premton sigurine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje