Më herët ju kemi treguar se çfarë jete bënin fëmijët e pasur të Gjermanisë, Anglisë, Kinës si dhe Arabisë Sudite.
Por kësaj rradhe do t’ju tregojmë jetën luksoze që bëjnë fëmijët e pasur të Dubait .
Dubai njihet si një destinacion luksoz pushimesh.
Por për të rinjtë mjaft të pasur që jetojnë në Dubai çdo ditë për ta është pushim dhe ata e tregojnë më së miri këtë me fotot që postojnë në rrjetet sociale.
Llogaria në Instagram “The rich kids of Dubai”, që ka 158 mijë ndjekës, tregon makinat e tyre të shpejta, jahtet luksoze teksa jetojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe postimet e fundit nuk kanë asnjë ndryshim.
Kur je aq i pasur ke kohë të bësh foto në pjesët më mahnitëse të qytetit.