Ja pse duhet shkarkuar drejtori

18 Korrik 2017, 17:31Politika TEMA

Nga Edi Rama

Dje në dëgjesën e Beratit, kjo zonjë 80 vjeçare, siç mund ta shikoni e dëgjoni edhe vetë, ngriti problemin torturues të mosmarrjes së legalizimit prej 5 vjetësh, pasi kishte paguar edhe detyrimet në vitin 2012.

Drejtori i Aluiznit Berat, ishte i pranishëm në dëgjesë siç mund ta shikoni e dëgjoni po ashtu dhe tha ato që tha.

Sot, qysh në mëngjes njoftoi se legalizimi i shtëpisë së zonjës u krye. Tani lind pyetja: Po sikur dje zonja të mos e kishte pasur mundësinë ta ndante me mua hallin e saj, edhe sa vjet të tjera do të priste që drejtori të merrte masa ndaj torturuesve të saj dhe t’i dorëzonte lejen e legalizimit?!

Nuk e di, po nuk është çudi që më parë të ikte nga kjo botë se sa të merrte lejen.

Atëherë, ky drejtor që e zgjidhi problemin e saj brenda natës me kaq zell, duke dhënë provën se prej pesë vjetësh zonja ishte një viktimë e pafajshme e parazitëve (në rastin më të mirë) dhe grabitqarëve (në rastin më të keq), si mund të rrijë më në detyrë qoftë edhe një ditë pas kësaj prove turpëruese për shtetin?! Jo nuk mund të rrijë natyrisht, as ai dhe askush tjetër që ka lidhje me dosjen e hallit pesëvjeçar të zonjës!

Drejtori mund të mos jetë personalisht pjesëtar i grupit që ka torturuar 5 vjet rresht të moshuarën, por fakti që në zyrën që ai drejton një grup i tillë ekziston e bën qamete të tilla, mjafton për të kuptuar se vetëm drejtor ai s’mund të jetë. Kjo është fare e qartë.

Por pyetja tjetër që pason menjëherë është: Sa të tjerë, që nuk e kanë “fatin” e zonjës të më qajnë mua hallin në sy, jetojnë sot me halle të tilla të turpshme për zyrat e këtij shteti?!

Kushedi sa janë, qindra, mijëra, dhjetëra mijëra… A zgjidhen dot këto halle, ja kështu, si u zgjidh halli i kësaj zonje dhe a ndalohen dot parazitët e grabitqarët që paguhen me taksat tona, të bëjnë përditë viktima të pafajshme në çdo komunitet të Shqipërisë?!

PO, jam i bindur që PO! Zgjidhen dhe që ç’ke me atë punë nëse do ta ndërtojmë së bashku koalicionin e madh të qeverisë së re me njerëzit e zakonshëm, përmes Platformës së Bashkëqeverisjes, e cila do të jetë online sapo të miratohet qeveria e re.

Sa më shumë anëtarë dhe anëtare të regjistrohen në Aleancën për Shqipërinë që Duam, aq më e madhe do të jetë rrjeta njerëzore që do të kapë e nxjerrë jashtë nga zyrat e shtetit, peshqit parazitë e grabitqarë që jetojnë me gjakun e taksapaguesve dhe me shërbimet e kthyera artificialisht në halle për njerëzit e zakonshëm.

#PërShqipërinëqëDuam????me #Shtet?#Punë?#Mirëqenie?

 

20 komente në “Ja pse duhet shkarkuar drejtori”

  1. olimpia says:

    Natyrisht ,kjo eshte nje rastesi …por ne thelb Rama ka te drejte ….Ndoshta eshte e pamundur qe te zbulosh te gjitha padrejtesite ,,por nje pjese e madhe e problemeve do te zgjidhen ,jo nga ndregjegja profesionale .por nga frika ,nga ndeshkimi…Ata drejtore qe duan te ruajne karriken do te shterngojne vartesit ,dhe keshtu mekanizmi fillon e vepron…Ketu ku jetoj ,nepunesit e shtetit jane korrekte ,te mirepresin ….Natyrisht eshte formimi qytetar ,por edhe ruajtja e vendit te punes….Ne nje menyre apo tjetren ,dikur duhet te filloje ,ne mos me hir me pahir thote populli..

  2. Qytetari dixhital says:

    E para, drejtori do beje mire te japi doreheqjen sa me pare, por dhe te raportoje mvartesit e tije, qe kane sorrollatur plaken e shkrete, e te shkarkohen te gjithe. Megjithate i nderuar zKryeminister, sa me pare dergo grup kontrolli, te verifikoje me imtesi, cdo gje qe eshte sorrollatur plaka, por dhe te tjere si puna e saj. Ta gezoc o neno, e pac jeten e gjate. Respekte zKryeminister.

  3. Turi says:

    O Edo, po c’osht ky populizem 5leksh? Ku e di lexuesi problemin ne fjale? Po sikur zonja te mos jete konform te ligjit dhe drjtori i mbaroi pune nga frika e opinionit dhe vendit te punes?
    Po ti me mire se kushdo duhet ta dish qe shteti ka rregulla. Vendimet per heqjen ose jo te drejtorit te hipotekes (ose thjesht per vleresimin e ceshtjes ne fjale) behen jo mbi “une vajta” e “ai me tha” e “une i thashe”
    A ka korrenspondence per ceshtjen ne fjale? Jo letra caracash, po korrenspondence zyrtare me nr e date?
    Nese jo, kjo eshte nje pike nga ku duhet nisur. Mbledhjet fshatce nuk ndihmojne.

    1. Grigor says:

      Turi, Ku jeton ti vëllai?
      Ketu në Shqipëri, 70% e njerezve e presin shpetimin nga Partia dhe udheheqesi, nga njeshi.
      Kjo mor Turi quhet Public Relations dhe me mire se po e ben Edi Rama kete nuk e ben njeri.
      Ata njerezit qe thua ti, qe kerkojne korrespondencen zyrtare, formale, me prova, ata jane 30% e popullit dhe prej atyre si parti vetem gjysmen ke tenden.
      Pra nuk fitohen votat ashtu si thua ti, me 15-30% e njerezve. Eshte ky 70 perqindshi qe ka ne dore votimet dhe ata vdesin per udheheqesit poouliste.
      Edhe ne Amerike, Donald Trump fitoi me populizëm duke perdorur parullen idiote: “Make Amerika Great Again”.

  4. Ties Hoxha says:

    Ka edhe me keq.Instituti I sig.Shoqerore ju kerkone pensionisteve qe ne muajin mars dhe shtator te cdo viti te deklarohen prane bankave me vertetim te firmosur prej tyre qe jane ende gjalle,ndryshe ju nderpritet pensioni,nderkohe qe ka pensionist te cilet duhet te ngrihen nga shtrati per te firmosur vertetimin.Megjithese, sistemi I gjendjes civile funksionon onlain dhe sig.shoqerore njoftohen rregullisht per shtetasit qe humbasin jeten,kjo procedur e turpshme ende vazhdon.Ties Hoxha

  5. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Zhgjidhja e shpejt meriton te lavderohet,por jo drejtori,ai duhet te pushohet nga detyra !
    Nje problem tjeter mjaft shqetesues eshte dalja ne pension e punonjesve,ku sorrollatjet per te nxjerr lek,nga shefat,jane macabre.
    Shteti shume bukur te sinjalizon per mbushjen e moshes,kete e di shume mire,por cuditerisht nuk mban,apo nuk di ku i ka dekumentat punonjesi.
    Keta “sherbetor” te popullit kane zene rrenje ne zyra,fal korupsionit.
    Nje pastrim i shpejt duhet ne kete sektor,jane mbledhur gjakpiresit me te paskrupullt,ku cdo shef qe vjen eshte i blere !

  6. viktor says:

    Duhet ta shkarkoje dje direkt…

  7. Boston says:

    Shume e sakte. Ju lumte se jinni ne rrugen e duhur.

  8. fieraku NGA ferrasi says:

    Keshtu nji nga nji te duhen 100 vjet ta pastrosh plehun 27 vjeteve.
    Sepse Jane perzi tre kurva bashke “drejtesi”shoqeria civile administrata
    Gruppi i shushunjave.
    Te presim e te shohim.

  9. Shoku " Shpati " says:

    Duhen mare masa per te siguruar kundragaz te sigurt mbasi kjo ” kore ” qe u ngacmua do qelbi gjithe Shqiperine po u pergjithesua …Sidoqoft , urime i dashur kryeminister !

  10. Angjelini says:

    Jam plotesisht dakord se administrata duhet te pastrohet ne te njeten kohe me gjyqesorin nga keto parazite dhe abuzus. Kjo situate nuk mund te tolerohet me gjate. Fshesa duhet ti largoje te gjithe te inkriminuarit.

  11. Foli Doku says:

    Po ecen ne drejtimin e duhur zoti Rama. Me kte sistem dejtesie te korruptuar, me kete shoqeri civile te pa ndergjegjeshme , nuk ka asnje rruge tjeter per per te krijuar administrate europiane. Duhen degjuar te pa pefillurit edhe pasi te kane votuar. Cdo mekanizem tjeter Do ishte pa vlere.
    Me vjen vertet keq per doktor Petrelen qe, megjithese I tej rspekuardhe ne moshe te thyer nuk e ka kuptuar akoma qe mjeku nuk eshte vetem profesion por ne radhe te pare misjon. Denigrimi prej tij I qytetareve duke I cilesuar si plebejej Dmth si funderina te shoqerise qe nuk e meritojne tu degjohet fjala, tregon qe doktori me papijon ka dale nga binaret e Hipokratit.
    Per tu dukur me I besushem Dok Petrela na con ne Kohen e Luigjit te 14 dhe pervec plebejve flet per jakobine, Voltere, Ruso e pastaj citon Kafken, Sartrin, Nicen e deri tek pidhi i semes.

  12. DETARI [email protected] says:

    ne te gjithe rastet e bashkebisedimeve me popullin duhen te jene prezente te gjithe ‘skifteret ‘qe nuk i kane lene gje ne xhep popullit per 27 vjete .

    njerezit te flasin para kryeministrit per hallet qe kane dhe te shikoni si u shkon shurra ‘skiftereve’…….

    vetem keshtu do te filloje ‘prerja e barishteve te keqija’ !
    keshtu behet shtet ,pik !
    shtetin e ben veeeeetem Edi Rama ,dhe nuk keni pare gje akoma ,se si do te ngrihen ‘cuname’nga 50 metra larte mbi nivelin e detit…….

  13. xhemal says:

    njerez ky eshte nje lajm i mrekullueshem nje q ytetare .nje familje eshte sot e lumtur edhe pse mund te kete plote probleme te tjera e kjo gezon cdo njeri te thjeshte .lajm i sotem eshte nje sinjal se dicka po ndodh ne drejtim te mire .besimi qe i dhame ps e rames po fillon ti hap frutet shpresojme tek forca jone e bashkimit kunder te keqes.po te jemi bashke do fitojme e me siguri do jetojme me mire me te qete sigurisht me Pune e sakrifica me vendosmeri e ndershmeri duke qene solidare ne cdo gje e me kedo e kudo

  14. Ilir says:

    Reagimi ndaj zgjidhjeve te halleve me rruge te drejtperdrejte, duke neglizhuar hallkat e burokracise qe ka krijuar Sistemi, eshte i drejte. Por kur kete e kritikojne kryesisht persona te ndotur, qe kane perfituar dhe perfitojne si pasoje e abuzimit qe bejne brenda dhe jashte korinizave te Sistemit, p.sh. Manjani e Co tek emisioni Studio e Hapur i Eni Vasilit, kjo te detyron t’i thuash kryeministrit:
    – Vazhdo se po vepron drejt, duke degjuar ball-per-ball qytetaret, dhe duke ndeshkuar po ball-per-ball fajtoret.
    Persosja e Sistemit eshte domosdoshmeri. Por a mund te arrihet brenda sistemit te pabarazise sic eshte ai kapitalist ?

  15. Dylber says:

    Shkarkimi i Drejtorit eshte I pa i justifikuar sepse gabimet qe bejme vartesit nuk do te thote qe I ka gabimet drejtuesi. Keto metoda shkarkimi Jane Moniste dhe aspak demokratike. Por per te gjitha ato qe ndodhin me stafin e pa afte te kryeministrit duhet te shkarkohet kryeministri? Enveri do ta shkarkonte Edin si kryeminister po te asistonte ne nje rast te tiller? Po, si Edi drejtorin…
    .

  16. Dylber says:

    Shkarkimi i Drejtorit eshte I pa i justifikuar sepse gabimet qe bejme vartesit nuk do te thote qe I ka gabimet drejtuesi. Keto metoda shkarkimi Jane Moniste dhe aspak demokratike. Por per te gjitha ato qe ndodhin me stafin e pa afte te kryeministrit duhet te shkarkohet kryeministri? Enveri do ta shkarkonte Edin si kryeminister po te asistonte ne nje rast te tiller? Po, si Edi drejtorin…
    .

  17. krasta says:

    Keshtu iken vetem nga Puna
    Por po’ te ishte drejtesise tamam do ti konfiskoi pasuria qe ka vene
    Personalisht kam akuzuar nje drejtorj
    Aluizni Ne token e njohin nga kthimi i pronave ne kundershtim me ligjin
    U legalizim nje kjoske mbi kolektor
    Dhe perdoni ne Garmin kohor te tre muajve legalizoi hipotekim morì lejen e ndertimit ishin tre institucione te gatshme per ti sherbyer ketij perdoni
    Ne provato e mia ishte kolektor ne themel hartat e e kolektorit dhe vendin Akkp.
    Me nje te rene te lapsit me hoqen 900 m katror.
    Policia gjyqsor ne procesverbal thote kolektor eshte aty po’ sna le pronari tokes ta shohim inxhinierja e ujsjellsit thote qe eshte aty
    Prokurororia tha qe aty ska kolektor
    Dhe keshtu u mbyll kjo c’eshte ne ngriten è nje pallatit 4 katesh nga Ana e atij qe skishte asnje cm toke.
    Por me è bukura prokurororia e ceshtjes
    U mor ne skuadren e antikorrupsionit
    Nga adriatik llalle per ato 450 dosjet e famshme qe do ti shqyrtoi te ky gramshaleshi.

  18. krasta says:

    Keshtu iken vetem nga Puna
    Por po’ te ishte drejtesise tamam do ti konfiskohej pasuria qe ka vene
    Personalisht kam akuzuar nje drejtor
    Aluizni Ne token e njohiur nga kthimi i pronave ne kundershtim me ligjin u be nje
    legalizim nje kjoske mbi kolektor
    Dhe personi ne harkun kohor te tre muajve legalizoi hipotekoi morì lejen e ndertimit ishin tre institucione te gatshme per ti sherbyer ketij personi
    Ne provat e mia ishte kolektor ne themel hartat e e kolektorit dhe vendin Akkp.
    Me nje te rene te lapsit me hoqen 900 m katror.
    Policia gjyqsor ne procesverbal thote kolektor eshte aty po’ sna le pronari tokes ta shohim inxhinierja e ujsjellsit thote qe eshte aty
    Prokurororia tha qe aty ska kolektor
    Dhe keshtu u mbyll kjo c’eshte ne ngriten è nje pallatit 4 katesh nga Ana e atij qe skishte asnje cm toke.
    Por me è bukura prokurororja e ceshtjes
    U mor ne skuadren e antikorrupsionit
    Nga adriatik llalle per ato 450 dosjet e famshme qe do ti shqyrtonte ky gramshaleshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje