"Problem punësimi, të investohet në bujqësi", Kumbaro: Votën nuk e kemi marrë si eufori

18 Korrik 2017, 17:15Politika TEMA

Në vijim të turit, “Bashkëqeverisja me njerëzit”, deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste në qarkun e Gjirokastrës Mirela Kumbaro është ndalur në Përmet për një bashkëbisedim me banorët e këtij qyteti.

Deputetja Kumbaro u tha përmetarëve se “ Votën nuk e kemi marrë si eufori, nuk e kemi marrë si një fitore të lehtë,  e kemi marrë si një detyrë  dhe shtesë përgjegjësie të jashtëzakonshme. Ne e morëm votën tuaj, sepse premtuam se do të bëjmë shtet dhe do të qeverisim për të gjithë shqiptarët”.

Ndërsa banorët ngritën disa shqetësimet e tyre ku vendin kryesor e zinin problematikat e punësimit, shërbimi në spital si dhe investimet në bujqësi, të domosdoshme sipas tyre për zhvillimin jo vetëm të fshatit, por të gjithë zonës.

Qytetari 1: Problem më i madh në qytetin e Përmetit është punësimi. Ta shikojmë çështjen drejt e në sy. Administrata e qytetit nuk zgjidh dot problemin e punësimit, ndaj duhet menduar për këtë

Qytetari 2.  Duam që të mos mbyllet spitali,  por të na vijë një mjek kardiolog dhe aparati i ekos së zemrës.

Qytetari 3. Duhet bërë investim në ujitjen e gjithë luginës së Përmetit, në mënyrë që të mbahet fshati, të mbahet dhe qyteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje