Çudia s’ka fund, pas dekoratave Nishani hap dyert e nënshtetësisë për kinezët

18 Korrik 2017, 16:39Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishanit ditët e fundit të mandatit të tij ka zgjedhur të bëjë disa lëvizje të çuditshme.

Pas komedisë me shpërndarjen e dekoratave, kreu i shtetit Bujar Nishani, në ditët e fundit të mandatit, ka hapur dyert e nënshtetësisë shqiptare për kinezët.

Në datën 12 korrik, Nishani u ka dhënë shtetësinë shqiptare 19 shtetasve kinezë. Këta të fundit duket se janë biznesmenë, për shkak se propozimi ka ardhur nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

“Dekret për dhënie të shtetësisë shqiptare. Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 7, e nenit 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, bazuar edhe në propozimet e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, dekretoj: Neni 1. U jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm: Deqiang Nianzu Huang, Yuanfeng Qingzhao Lu, Kangbo Renguang Tang, Changqing Renxiang Jiang, Jiarong Xichang Mai, Changfeng Jiarong Mai, Xiao Zhengliang Fu, Chunmei Chengyuan Yang, Bin Huajun Zhang, Yu Tinggui Xu, Tung Yin Tai Leung Lai, Ronghuo Yutian Lai etj.”, thuhet në dekretin e kreut të shtetit.

Ndërkaq, në datën 30 qershor, kreu i shtetit u ka dhënë shtetësinë shqiptare 23 shtetasve turq. Ozlem Muzaffer Akturk (Keles), Rexhep Halit Streli, Idris Ekrem Nuh Erduran, Rabije Rexhep Bajrami, Orkunt Mustafa Yozgat, Ummuhan Mehmet Emin Soylu (Sevinç), Theodora Ioannis Alexandrou Chatzistratidou janë disa nga emrat që kanë marrë nënshtetësinë.

7 komente në “Çudia s’ka fund, pas dekoratave Nishani hap dyert e nënshtetësisë për kinezët”

  1. gjithashtu malok says:

    hiqeni ket shkrim idiot nga gazeta para se ndonje tju denoncoj per rracizem. dhe ate qe e ka shkrujt denojeni perjetsish me shit rroba ke gabi,.
    pa te drejten e perdorimit te asnje produkti te prodhuar ne kin.
    me gjith zullumet qe ben nishani, ju e kritikoni per te vetmen gje normale.

  2. olimpia says:

    Tu japesh shtetsine kinezeve ndoshta eshte gjeja me e mençur qe Nishani ka bere gjate presidences….Mos shkruani idiotesira edhe ju ….

  3. kombi says:

    DHE EUROPA JEP NENSHTETESI ,ME 10VJET PUNE LEGALE.
    KU ESHTE CUDIA KETU ???!!

  4. Abc says:

    Ky sikur e ka çiflik te vetin kete vend!!!!

  5. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Idioter. Pas 100 vjetesh do dukeni si peshku karas.
    Sdo kete me krap.
    Idioter. Kinezcja do flitet dhe do kendohet cicicuhuhuhahanana

  6. esat says:

    po ne qe kemi nenshshtetesi te huaj dhe na e kane dhene duhet te falenderojme autoritet qe na kane trajtuar nje lloj si te gjithe qytetaret e tyre mirenjohja jone eshte mjaft e madhe sepse pervec nenshtetesise na kane shkolluar femite neper universitete dhe shkolla nje lloj si vendasit mjaft me keto abuzime dhe komente media te politizuara dhe te kapura nga oligarke dhe horra.Dua ti them presidentit bravo te qofte, dhe qytetareve qe kane mare nenshtetesine urime

  7. Rak Tak says:

    Pyetja eshte sa eshte cmimi per secilen nenshtetesi?
    10,000 euro?
    20?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje