Një shkrim i vitit 1995 i Teodor Kekos ku ai përshkruante gjendjen e Partisë Demokratike në atë përiudhë, pavarsisht se kanë kaluar më shumë se 22 vite shkrimi ngjan më aktual se kurrë.
Keko shkruante që edhe pse e ka sharë Selamin, dhe madje ka qenë kundërshtar i tij më i egër ai e meritonte të qëndronte në krye të PD. Por pavarsisht kësaj ai paralajmëronte fitoren e Sali Berishës, shkruan news bomb.
Për këtë fakt, Teodor Keko ndjente keqardhje duke thënë, “Me mars, kjo bukuri dhe kjo dhelpëri do të copëtohet nga hienat e PD, që duan të fitojnë besimin e Berishës!”.
Sikur të ishte duke shkruar në 2017-ën, Keko e mbyllte shkrimin e tij me një lamtumirë për Selamin, “Lamtumirë, Eduard i dashur ! I përjetshëm qoftë kujtimi yt dhe imi bashkë!” .
Më poshtë foto e shkrimit të Teodor Kekos i botuar në gazetën “Koha Jonë” më 2 mars 1995.
Shume e sakte !
Eleganca ne perdorimin e fjalorit do perplaset me arbuterine berishjane !
Strukturat e krimit do jene ne detyre,per te fallsifikuar,vjedhur,shkateruar cdo element qe do conte ne fitore Selamin.
Nje njeri me bote te pasur, i ditur, i lecitur, krijues, i pasur ne shpirt dhe vetmohues, i paperlyer me “krenarine” e races shqiptare qe te vret naten dhe te qan diten. Fatkeqesi per shqiptaret qe i mungon shpirti, vizioni, intuita dhe pena e Kekos! Vlerat e njerzve me ideale te pastra si kristalet e bores i njohim gjithmone pas vdekjes… fatkeqesi per kete popull qe nuk mban dot ne gjirin e vet kete race superiore por gjithmone zvaritet si udheheqsit e saj qe i mesojne huqet e veta: lepirjen….
Ja pra kush e ka marre ne qafe SHQIPERINE O NJEREZ.