Pse nuk e tregoj autorin e batutës!

18 Korrik 2017, 18:26Politika TEMA

Nga Astrit Patozi

Një miku im i paangazhuar në politikë më shkruante dje në WhatsApp:

“Partia Demokratike e ka gjetur njeriun që e fiton gjithmonë garën brenda partisë.

Tani i duhet të gjejë edhe një tjetër që të fitojë garën me partitë e tjera.”

Emrin e autorit nuk po e them sot për dy arsye.

E para, se nuk e kam marrë lejen e tij dhe nuk e di nëse kjo do t’i pëlqejë.

Por më kryesorja, se kam frikë që kjo mund të ndikojë për të prishur paanësinë deri tani perfekte të Komisionit të Jemin Gjanës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje