“Më zhvatën shqiptarët”, italiani simulon vjedhjen e parave të babait, por...

21 Korrik 2017, 09:23Kronika TEMA

Një 28-vjeçar në Itali akuzohet për simulim vjedhjeje, pas denoncimit të babait të tij. I riu nga Milano kishte klonuar kartën e kreditit të babait të tij dhe kishte tërhequr para nga bankomati, për të kaluar fundjavën në hotele luksoze.

Gjithçka ka nisur më 25 qershor, kur babai 55-vjeçar ka denoncuar në policia klonimin e kartës së tij. Që në fillim të hetimit, policia vëzhgoi pamjet e kamerave të sportelit ku ndodhej bankomati dhe u zbulua se paratë ishin tërhequr disa herë nga vetë i biri i denoncuesit.

Pasi është thirrur në komisariat së bashku me të atin, 28-vjeçari ka thënë mes lotësh se ishte viktimë e kërcënimeve të tre shqiptarëve, të cilëve ishte detyruar t’u jepte disa herë para.

Por hetimet më pas zbuluan se pretendimi i tij ishte i sajuar. Ai i përdorte paratë për të kaluar fundjavat në hotele luksi e klube nate, një fakt që është detyruar ta pranojë pas fakteve të paraqitura në përfundim të hetimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje