Deputeti demokrat Astrit Patozi ka komentuar përfundimin e procesit të votimit për kreun e ri të PD-së.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Patozi shkruan se farsa e liderit të “ngrirë” Lulzim Basha kapërceu çdo imagjinatë.
Më tej ai heq një paralele me pjesëmarrjen e zgjedhjeve brenda PD-së të vitit 2013, ku ironizon duke thënë se sa më e madhe humbja, aq edhe më e madhe dashuria për liderin e partisë.
“URIME LULZIM!
Urime Lulzim! Nuk na ke zhgënjyer kurrë. Farsa jote realisht po kapërcen çdo imagjinatë.
Unë e parandjeva dhe e paralajmërova në drekë, por të jem i sinqertë, nuk e kisha menduar që do të mbërrinte deri këtu.
Ndaj jam i gatshëm të kërkoj ndjesë për fantazinë e pamjaftueshme.
Sipas komisionit të Jeminit kanë votuar rreth 20 mijë demokratë më shumë se 4 vjet më parë.
Konkluzioni: Sa më e thellë humbja, aq më e madhe dashuria për udhëheqësin e lavdishëm të partisë dhe popullit. Sepse është rasti tipik kur dhimbja kthehet në forcë.
Por për shembullin e Koresë së Veriut nuk kam gabuar. Ky është modeli që sot po instalohet në Partinë Demokratike.
Ndërkaq, më kujtohen vitet 70-80 kur, sa më shumë varfëroheshin shqiptarët, aq më shumë shtoheshin sukseset e diktaturës. Por të gjithë e mbajnë mend se çfarë ndodhi më pas, Lulzim...” shkruan Patozi.
E shikon Patoz kur vidhet vota si ndjehesh? Keni 20vjet qe e beni me popullin!!
Patozi Ta thoje me troç,gjendjen e PDse ne kete nivel e ka sjelle S Berisha me politikat e tij Donkishoteske pa vizione,ose me mire anti shqipetare
Vazhdoni ju zagaret e PD-se t’i beni krahasimet me kohen e xhaxhit,por ju as sa …muti i tij nuk keni vlere!
Enver Hoxha e ndertoi Shqiperine,ndersa ju e shkaterruat dhe e grabitet!
Krahasimin duhet ta beni vetem me sundimin otoman 500 vjecar te Shqiperise!
U shofte fara juaj serbe!
Carta canta ….
Llafet dhe komentet i merr era. Ta gezojne “demokratet” Lulin e Berishes ..