Policia e Lezhës, bën me dije se automjeti i efektivit të policise rrugore i është vënë flaka nga persona të paidentifikuar.
Mësohet se një ditë më parë në vendin e quajtur “Ishull-Shëngjin, në afërsi të superstradës, persona të paidentifikuar kanë thyer xhamin e mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A.T, 36 vjeç, punonjës i policisë rrugore dhe i kanë hedhur një bidon me benzinë.
Nga zjarri i shkaktuar është djegur pjesërisht sedijla e mbrapse dhe tapiceria.
Njoftimi i policisë
Lezhe, digjet automjeti i efektivite te policise rrugore. Më datë 23.07.2017, në Ishull-Shëngjin, në afërsi të superstradës, persona të paidentifikuar kanë thyer xhamin e mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A.T, vjeç 36, banues në Rrëshen, punonjës i policisë rrugore në Komisariatin e Policisë Mirditë dhe i kanë hedhur një bidon me benzinë, ku nga zjarri i shkaktuar është djegur pjesërisht sedijla e mbrapse dhe tapiceria. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Lezhë.