Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Korçës.
Një i moshuar 60 vjeç është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Nga policia e Korçës mësohet se shtetasi Gj.K jetonte i vetëm dhe para se të ndërmerrte aktin ekstrem kishte lënë një letër lamtumire.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 23.07.2017, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal të Korçës, ka shkuar i pajetë trupi i shtetasit Gj.K, rreth 60 vjeç.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas, në gjendje të rënduar emocionale është hedhur nga kati i katërt i pallatit në të cilin banonte në lagjen nr 2 të qytetit të Korçës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Nga veprimet e kryera, rezulton se shtetasi Gj.K, jetonte i vetëm dhe kishte lënë edhe një letër në të cilën sqaronte arsyet e vetëvrasjes së tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.