Radarët e fshehtë e dhanë efektin. Brenda pak ditëve nga nisja e përdorimit numri i aksidenteve është ulur dhe nuk ka patur aksidente me pasoja fatale.
Shkak bëhej shpejtësia dhe parakalimet e gabuara. Pikërisht këto shkelje arrijnë të kapin radarët e vendosur nga policia në disa vende të panjohura nga drejtuesit e mjeteve.
Shpejtësia e lëvizjes është më e kontrolluar dhe drejtuesit e mjeteve kanë nisur të shmangin edhe parakalimet e gabuara. Oficeri i policisë rrugore, Ervin Dervishi e konfirmon këtë fakt që mbështetet edhe nga ulja e numrit të gjobave, apo patentave të hequra.
“Nga kontrollet e fundit dhe masat e mara kemi rritje të ndërgjegjësimit dhe vetëkontrollit nga drejtuesit e mjeteve. Janë rritur ndjeshëm parametrat e sigurisë, duke ulur shpejtësinë dhe duke qarkulluar brenda kufijve normalë”, deklaron Dervishi.
Specialisti i sigurisë rrugore ka treguar për Top Channel edhe akset që do të monitorohen me radarët spiunë, të cilët janë të lëvizshëm së bashku me patrullat e policisë.
“Mund të themi që në akset kryesore interurbane, duke filluar nga Shkodra deri në bregdet e në Gjirokastër monitorohen nga radarët. Nuk mund të them se ku ata janë vendosur konkretisht, por akset janë të monitoruara”, nënvizon Dervishi.
Policia zbuloi për Top Channel një nga radarët e vendosur në rrugën Tiranë-Durrës për të treguar se si ata funksionojnë. Pajisja gjurmon mjetet që ecin, që thyejnë normat e caktuara nga tabelat dhe vijëzimet.
Një mjet, shpejtësia e të cilit ishte 125 kilometra në orë në një zonë ku tabela tregonte 90, është ndaluar nga policia dhe drejtuesi ka rezultuar pa patentë, vepër penale kjo që ka shkaktuar arrestimin e tij. Të dielën radari do të zhvendoset në një tjetër vend, që e di vetëm policia.
Vendosja e radareve te fshehte eshte e kondraligjeshme.Qytetaret duhet te paralajmerohen kur survejohen ne ambiente publike.Nese ne nje ambient publik hotel ose lokal p.sh nuk ka nje njoftim se ambienti survejohet nga kamerat atehere pronari gjobitet me ligj.
Ne Angli nje person fitoi disa milion paund ne nje gjyq me policine rrugore per nje gjobe te mare nga radari i vendosur pa paralajmerimMbas shume seancash gjykata angleze i dha te drejte qytetarit.