Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, nuk ka të lënduar

22 Korrik 2017, 16:43Kronika TEMA

Në aksin rrugor Elbasan-Xibrakë ditën e sotme ka patur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë  dhe nga verifikimet paraprake  ka rezultuar se  në këtë aks ka patur një konflikt midis disa shtetasve.

Gjatë konfliktit dyshohet të jetë qëlluar me  armë zjarri në ajër.

Nga të shtënat me armë zjarri nuk  ka persona të dëmtuar

Njëri nga personat që është përfshirë në konflikt,  shtetasi S.M, aktualisht është i shoqëruar në Komisariat dhe po merret në pyetje  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes grupi hetimor në afërsi të karburantit në aksin rrugor Elbasan – Xibrakë  ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: dy  gëzhoja  pistolete  kalibër 9 mm. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje