Masat drastike japin efekt/ Ulen aksidentet rrugore, 14 viktima më pak se në vitin 2016

21 Korrik 2017, 17:42Kronika TEMA

Masat drastike të policisë rrugore kanë dhënë efekte pozitive duke ndikuar në një ulje të aksidenteve në rrugë dhe për pasojë edhe të viktimave.  Në shtatë muajt e këtij viti kanë humbur jetën 117 persona nga 131 të së njëjtës periudhë të një viti më parë.

Aksidentet rrugore vijojnë të marrin jetë njerëzish në rruget shqiptare, por  masat shtrënguese të policisë vitet e fundit kanë ndikuar në uljen e tyre.

Sipas statistikave të policisë, nga janari deri në korrik të vitit të kaluar në të gjithë vendin kanë ndodhur 1164 aksidente, nga  të cilat 131 persona kanë humbur jetën, 200 janë plagosur rëndë dhe kanë mbetur të plagosur lehtë 1132  persona.

Për këtë vit janë shënuar 1064 aksidente, pra 100 me pak se një vit më parë  me  117 të vrarë, 161 të plagosur rëndë,  1078 të dëmtuar lehtë.

Vetëm në muajin qershor 2017 kanë ndodhur 174 ngjarje me 12 të vrarë 31 të plagosur lehtë, duke shënuar gati gjysmën aksidenteve të një viti më parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje