Vendimi i gjykatës që hapi zyrtarisht aferën CEZ, flet Romeo Kara: Ky është vetëm fillimi…

21 Korrik 2017, 11:06Kronika TEMA

Një trup gjykues në Gjykatën e Tiranës ka dënuar kompaninë CEZ-DIA të Kastriot Ismailajt që t’i paguajë kompanisë shtetërore të energjisë OSHE, plot 9.5 milionë euro.

Kjo është një shifër e vogël, krahasuar me humbjet që ka pasuar shteti shqiptar në gropën e madhe të privatizimit të OSHE-së në vitin 2009.

Sa për ilustrim, vetëm për ndërmjetësim, Nuel Kalaj ka tërhequr 7 milionë euro brenda ditës cash, si shpërblim se ka sjellë çekët në Tiranë.

Vendimi për të dëmshpërblyer OSHE-në përbën hapin e parë të pranimit zyrtar të abuzimit që ka ndodhur me të ashtuquajturat borxhe që DIA ishte caktuar të merrte nga abonentët dhe t’i kthente në Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë.

Romeo Kara, ish-juristi i DIA, tashmë akuzatori kryesor për çështjen në fjalë, ka marrë përsipër që të tregojë të vërtetën e tij për sa është në dijeni; ndërsa Prokuroria nuk e ka marrë asnjëherë në mbrojtje, edhe pse kërcënimet ndaj jetës së Romeo Karajt dhe familjes së tij bëhen çdo ditë.

Romeo Kara, në një prononcim për tesheshi.com deklaroi se:

“Çështja civile u zhvillua e ndarë nga çështja penale, pavarësisht se ne kërkuam të jemi palë ne ceshtjen penale.

Lidhur me zhvillimin e ceshtjes civile, nuk u kerkua ndonje pezullim nga ana e te paditurit qe eshte edhe i akuzuar njekohesisht.

Gjykata lidhur me kete ceshtje shqyrtoi ne themel padine tone si dhe u bene aktet e nevojshme te ekspertimit.

Ligjerisht gjykata penale nuk i referohet ketij vendimi, por ajo mund ta marre parasysh faktin qe i akuzuari Ismailaj deklarohet me vendim gjykate debitor karshi OSHEE-se.

Mashtrimi parashikohet njekohesisht nga Kodi Civil si dhe nga Kodi Penal, pra ne te vertete te dyja ceshtjet kane lidhje organike me njera-tjetren.

Mashtrimi nga gjykata civile u pranua, keshtu qe ngelet per tu u pranuar edhe nga gjykata penale per te konstatuar fajesine e Ismailajt.

Besoj se gjykata penale do te jete realisht perpara nje presioni te tille, megjithese ajo tashme ka kryer nje numer rekord seancash dhe e njeh mire kete ceshtje.

Civilisht Ismailaj e mori denimin e tij, tani presim ate penal”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje