20 vjet burg për tre shqiptarë, u kapën me 200 mijë paund kokainë. Ja skema që ndiqnin për ta shpërndarë

22 Korrik 2017, 19:22Kronika TEMA

Tre shqiptarë pjese e një bande droge janë dënuar me rreth 20 vite burg, pasi u kapën me drogë të klasit A, në Cardiff të Uellsit.

Mediat britanike shkruajne se shqiptaret e arrestuar janë Kristian Bujaj, 26  vjeç, Klaudio Doroftei, 25  vjeç dhe Ermal Zina, 39  vjeç. Ata dolën para gjykatës së Cardiff ditën e enjte, pasi u shpallën fajtorë për pastrim parash dhe posedim droge me qëllim shpërndarjen.

Shqiptarët u arrestuan në një banesë në The Hawthorns të Pentwyn, pasi u kapën me dy pako me kokainë të pastër, peshore dhe telefona. Atyre iu gjet gjithashtu një sasi prej 6 mijë paundësh, para kesh, që i kishin fshehur nën dyshemenë e një banese në Nesta Road, në Canton, më 7 Shkurt, shkruan “WalesOnline”

Sipas”WalesOnline”  droga e sekuestruar nga autoritetet britanike, kapte vlerën e më shumë se 200 mijë paundëve.

Tre shqiptarët u shpallën fajtorë dhe gjykata vendosi që të dënojë me 6 vite dhe 8 muaj burg Doroftein dhe Zinën, ndërsa 6 vjet për Bujaj.

Detektiviti Ian Morgan tha se pas një pune intensive hetimore, efektivët e policisë kishin mbërritur në adresën e Pentwyun në kohën e duhur, duke i kapur mat tre shqiptarët. Sipas tij, kjo ishte dhe arsyeja përse e kishin të pamundur që të mohonin përfshirjen e tyre.

1 komente në “20 vjet burg për tre shqiptarë, u kapën me 200 mijë paund kokainë. Ja skema që ndiqnin për ta shpërndarë”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    hahaha,”kristian” i biri hasonit dhe hanemes…….!!!!!!!!!???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje