Çfarë po ndodh në Elbasan? Operacion i madh policor, rrethohen disa godina

22 Korrik 2017, 22:23Kronika TEMA

Një operacion i madh policor po zhvillohet në këto momente në qytetin e Elbasanit.

Forca të shumta policie, të mbështetura edhe nga Renea kanë rrethuar zonën tek bashkia si dhe rrugicat nga sporti vjetër.

Ende mbeten mister shkaqet e këtij aksioni. Më shumë policë ndodhen tek Kryqëzimi i nje banke prane bashkise. Disa godina janë të rrethuara.

Deri më tani nuk ka asnjë deklarim zyrtar rreth këtij aksioni.

Por forcat e shumta policie, që mbajnë armët gati për të qëlluar, kanë frikësuar qytetarët, raportojne mediat lokale ne Elbasan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje