Polica e Tiranës ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen për mashtrim, pasi në bashkëpunim me njëri- tjetrin, iu kanë marrë personave të ndryshëm shuma të konsiderueshme parash ( në euro dhe valutë), me vlerë 430.000 euro.
Në pranga ranë Alfred Alku, 36 vjeç dhe Ornela Alku, 32 vjeç, banues në Tiranë, burrë dhe grua.
Gjatë operacionit në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
– 773.400 lek
– 450 euro
– 100 dollar
– 350 paund.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor në ngarkim të tyre, për veprën penale “Mashtrim i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 143/3 i Kodit Penal.