Një familje shqiptare i shmanget tragjedisë, nëna me dy fëmijë shpëton nga mbytja në det

23 Korrik 2017, 23:09Kronika TEMA

Një tragjedi është shmangur në një plazh të Italisë, ku protagonistë janë një familje shqiptare.

Ngjarja ka ndodhur dje pasdite ne plazhin e Torrete në Ancona, teksa dy fëmijë të vegjël dhe nëna e tyre shqiptare kanë rrezikuar të mbyteshin pasi nuk dinin not.

Fillimisht dallgët kanë marrë vajzën 6-vjecare, por më pas ka shkuar për ndihmë vëllai 11-vjecar, por edhe ai nuk ka mundur të bëjë gjë.

Pasi ka parë rrezikun, ka hyrë në det nëna shqiptare për të shpëtuar të vegjlit e saj, por edhe ajo nuk dinte not dhe të 3 kanë rrezikuar të mbyten raporton ‘Corriere Adriatico’.

Një i afërm i familjes i ka nxjerrë të 3 në breg, ndërsa është njoftuar dhe shërbimi i emergjencës. Në vendngjarje ka mbërritur helikopteri i emergjencës dhe të 3 janë dërguar në spital në gjendje të rëndë, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje