Në familjen Metallari në Bathore, janë hapur dyert e mortit.
Ndërsa sipas dëshmive të para 21 vjeçari që vrau Babain e tij dhe plagosi të ëmën nuk njihet si problematik.
Sipas informacioneve ngjarja tragjike ndodhi pas një konflikti të çastit ku babai 62–vjeçar i kishte kërkuar ta ndihmonte për punët në shtëpi që po përgatiteshin për dasmën e njërave nga vajzat.
Por 21 vjeçari nuk ka pranuar dhe kjo dyshohet se shkaktoi tragjedinë.