Këshilltar i LSI-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Agim Kraja, ka reaguar pasi nenkryetari i kesaj force politike Luan Rama, u shpres se nuk e njeh si keshilltarë, pasi votoi propozimin e Bashkisë për rritjen e çmimit të ujit.
Por, nga ana e tij Agim Kraja i kujton Luan Ramës se mandatin e pestë të deputetit të LSI-së në Tiranë, që i takon pikërisht Ramës, e ka falë tij.
Ai shpjegon dhe arsyet e vendimit të tij për të votuar pro rritjes së çmimit të ujit.
Reagimi i plote i Agim Krajes:
Falënderoj zotin Luan Rama dhe dua t’i kujtoj se mandati i pestë i LSI në Tiranë, që përkon me emrin e tij, ka një kontribut të padiskutueshëm të votave të komunitetit që unë përfaqësoj, siç është Njësia 9, zonat informale e sidomos ish-komuna Farkë dhe Bashkia Vorë.
Këtë kontribut e kam dhënë me gjithë shpirt për LSI dhe nuk jam aspak pishman.
Gjatë ditës së martë ne këshilltarët e LSI jemi mbledhur dhe kemi diskutuar gjatë, kemi bërë dhe dëgjesë publike me kryetarin e Bashkisë Tiranë, nënkryetarin dhe stafin drejtues të Ujësjellësit.
Pas dëgjesës kemi dalë me një qëndrim të përbashkët, ku përpara godinës së Bashkisë e kemi bërë të ditur nëpërmjet zotit Endrit Brahimllari.
E quajtura “Paketa LSI” parashikonte mosrritje të çmimit të ujit për bizneset e lidhura me artikujt e shportës, për familjet që marrin ndihmë ekonomike që janë të regjistruar në skemën e shërbimit social dhe për pensionistët.
Gjatë ditës së sotme unë kam shkuar në mbledhjen e lajmëruar të Këshillit Bashkiak dhe u befasova kur disa kolegë të LSI më thanë se nuk duhet të qëndrojmë në mbledhje.
Jam i parimit se ajo që vendoset njëherë, i qëndrojë në mënyrë të palëkundur. Qëndrimet partiake nuk mund të ndryshohen çdo pesë minuta.
Unë në mbledhje kam marrë pjesë si anëtar i LSI, pavarësisht se jam monarkist.
Jam i kënaqur që shumë anëtarë të LSI, por dhe qytetarë të shumtë Tiranës më kanë shprehur mbështetje për votën time që shkoi në favor të qytetarëve.
Shkoi në favor të atyre familjeve që përfituan nga kreditë e buta. Nëse sot vota ime do të mungonte, 1 mijë qytetarë nuk do të kishin mundësinë për përfitimin e kredive të buta. Jam i lumtur për këtë vendim.
Agim Kraja, Anëtar i LSI në Këshillin Bashkiak të Tiranës
Mos u merrni me shoqen Luana, eshte trashur ca si shume nga bytha edhe zerin e ka si moter.
Vendim I nje njeriu me shtylle kurrizore, pavaresisht se e quan vehten monarkist.( gje pa lidhje me shqiptaret).
Ju uroj per vendimin z Kraja.
Amani edhe ju qe beni gjithe kete shkrim per Krajen, po Kraja nja dhjete here i ka nderruar partite, qe do te thote Kraja nuk njeh parti, qe kur ka kandiduar ne Kukes si fillim PLL-ne e me radhe i ka marre te gjitha. Kraja njeh vetem lekun, servilizmin e te tjera qe kane lidhje me keto te dyja sa siper.
JU te LESH e LIS keshtu drridheni e perdridheni…
Te lumt zoti Kraja.Vendimi yt eshte ne te miren e komunitetit te Tiranes.Me kete tregon se nuk je servil i partise,por i parimeve demokratike.Luan Rama,me sa duket po shkon per lesh.E ka inatin me Ramen dhe Velin.Por uthulla,gerryen enen e saj.
Agim Kraja si gjithmone bythelepires, njehere me Leka Zogun pastaj Medium dhe tani me LSI. Si te mos the votoj pro rritjes sé ujit se lali Eri ja tredh bizneset dhe tani qe LSI nuk eshte ne pushtet ka gjasa te kthehem me PS