Profesor Arban Uka, që e kam përmendur si mik të ngushtë në një shkrim më parë dhe që një nga kritikët e portalit e quajti personazh të trilluar, punon te Universiteti Epoka, apo më i miri që renditet prej të huajve këtu… Ka studiuar fllimisht në Stamboll dhe pasi fitoi një bursë ku konkurronin një mijë vetë për të marrë një të tillë, shkoi në Austin (Teksas) dhe mbaroi njëherësh matematikën dhe fizikën kuantike. Ai është autori i pyetjes “naive” se cila prej ministrive del me fitim në Shqipëri.
Një kritik tjetër i portalit vijonte po me tallje, se ministritë nuk janë ndërmarrje të dalin me fitim. Tallja ishte ndaj idesë time se, mësa dija, këtu ato nuk dilnin me fitim, por e njëta gjë nuk mund të thuhej për vetë ministrat.
Natyrisht që në profesionin tim, që është larg atij të ekonomistit, nuk është qëllimi të hyj në llogaritje, të zgjidh me saktësi apo t’u jap përgjigje temave që vijnë prej pyetjeve të tilla. Qëllimi im është më i thjeshtë. Të krijoj sa më shumë ndjesi për t’i hyrë temave të tilla, apo që të mobilizoj sa më shumë të mundem nëpërmjet portalit, mendje më të afta për t’i hyrë këtyre temave…
Në një raport të sotëm, të dhënë prej organizmave botërorë, infrastruktura e Shqipërisë dukej më e dobëta nga të gjitha vendet e rajonit, megjthëse ata ndryshe nga ne hidhnim më pak para për infrastrukturën. Flitej për rrugët. Dobësia themelore duket se lidhej me projektet që nuk ishin në lartësinë e duhur dhe natyrisht përfundimet ishin të dobëta.
Në një shkrim të mëparshëm, çështja e shtruar për një temë analoge ishte e tillë. Pse të mos u jepeshin universiteve, konkretisht katedrave përkatëse, ku profesorë dhe një numër studentësh të shkëlqyer të viteve të fundit, të realizonin projektin e shumë prej rrugëve tona. Një pjesë e këtyre parave të destinuara për projektin, le të thoshim gjysmat e tyre, të përdoreshin për modernizimin e katedrave me aparatura apo laboratorë që duheshin dhe gjysma tjetër të ndaheshin midis profesorëve dhe studentëve që realizonin këto projekte.
Kështu, përveç saktësisë së projektit, do të kishim jo vetëm modernizim të katedrave, por dhe krijimin e një elite profesionale në radhë të parë të studentëve, por edhe vetë profesorëve që me këtë rast, në vend ta shtonin rrogën nëpërmjet korrupsionit të provimeve, do të ishin së pari shumë herë më mirë të paguar.
Nuk është se ideja vinte nga unë, por një konkluzion i një logjike analoge që e kanë provuar të tjerët më së pari.
Në kohën e qënies refugjat në Gjermani, lexova diku se një nga objektivat e kancelarit Kohl, e shpallur në vitin 1993, ishte që në krye të dhjetë vjetëve të arrinte të kishte shfrytëzimin e energjive të formave të tjera, për ta nxjerrë këtë vend të parin në Evropë në këto forma energjie.
Sot, nëse nuk i gaboj të dhënat Gjermania, që është një nga vendet më industriale të botës, e ka realizuar në rend dyshifror vlerën e energjisë së siguruar nga projekti i Kancelarit Kohl. Në fakt, në një shikim të rëndomtë në të gjithë Evropën, apo më gjërë, këtë rol e kanë marrë në dorë ndërmarrjet e mëdha industriale. Ato janë me kohë suportuesit në ndihmë financiare të katedrave, që më parë bënin në univesitet shkencë të kulluar.
Në Shqipëri unë e përfytyroj problemin akoma më të thjeshtë. Shteti mund t’u linte në dorë katedrave liçensa të karaktereve të ndryshme, si ato që kontrollojnë cilësitë e materialeve që përdoren në ndërtim, sizmologjisë, etj. Po natyrisht mund t’u linte dhe realizimin e projeketeve të rrugëve të ndryshme, të cilat në shumicën e rasteve bëhen pa ndonjë kontroll të veçantë, apo u lihen të huajve…
Siç e thashë më lart, në raportin e organizmit botëror, ku ne zinim vendin e parafundit për një infrastrulturë të keqe, pavarësisht parave të dhëna, që ishin ndoshta më shumë se të të tjerëve, një prej shkaqeve që krijonte këtë dobësi mund të ishte i lidhur me sa thamë sipër.
A mund të fitojnë ministritë dhe jo ministrat? Dhe sa lidhje ka ideja me temën e hedhur?
Ecol superiori në Francë, e organizuar nga Napoleoni, pas krijimit në 1794, është dhe sot një nga qendrat më të mëdha studimore të këtij vendi. Prej saj mund të dilnin filimisht prej teknikëve të thjeshtë, ushtarakëve… Por, po ashtu, prej saj mund të dilnin edhe burra shteti, edhe nobelistë etj., etj. Po a e imagjinojmë dot që qysh prej krijimit saj ajo është nën kuadrin e ministrisë së mbrojtes… e cila, më shumë se subvencionon, fiton prej kësaj shkolle.
Kjo mund të dukej çudi këtu tek ne, dhe pikërisht në një shkrim më parë kërkova të hiqja një paralele. Shqipëria, si një vend i NATO-s, duhet të derdhë në strukturat e kësaj të fundit dy për qind të buxhetit të saj. Kjo duke paguar edhe një pjesë të parave që duhen për të paguar ushtarët që shkojnë në fronte të ndryshme nga Afganistani, Iraku, etj.
Po a mund të luhej më ndryshe, pra, për të marrë para jo vetëm nga buxheti i shtetit për të qenë në krah të NATO-s?
Unë mendoj se po. Natyrisht, nën shembullin e Francës më Ecol superiorin, Ministria e Mbrojtes mund të organizonte shkolla profesionale të klasit parë, prej të cilave mund të dilnin edhe profesionistë nga më të thjeshtit deri tek ata më të specializuarit. Kjo është normale, sepse NATO, në vendin që hedh bomba, apo bën luftë, edhe ndërton apo rindërton vendet e shkatërruara prej saj.
Në këtë sens, në këto vende kërkohen edhe infermierë, karpentierë, elektroautë, etj.
Ministria e mbrojtjes mund t’i kërkonte ndihmë NATO-s, që posedon laboratore apo instruktorë të dorës së parë dhe të krijonte nëpërmjet tyre edhe shkolla profesionale, po të klasit të parë.
Në këto shkolla profesionale me pagesë normale mund të hynin jo vetëm ushtarë, por edhe civilë, që do të ishin më të lumtur aty se në shkollat tona profesionale që lënë shumë për të dëshiruar.
Specialistët e krijuar këtu do t’i shërbenin NATO-s jo vetëm në fronte lufte, ku dhe vriteshin, por edhe në vende të tjera. Ne nuk do të merrnim më aq para nga buxheti i shtetit nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, por ndoshta do të derdhnim në të një pjesë të atyre që kërkon NATO. Kjo është ideja që ministria dhe jo ministrat fitojnë me aq sa kuptoj unë. Po dhe sikur asnjë lek të mos hynte në thesin e NATO-s, me këtë mënyrë, specialistët e përgatitur, qofshin këta ushtarë apo civilë, do të të ishin ai kontigjent i klasit të parë që i përgjigjeshin jo vetëm vendit të tyre, por dhe investitorëve të huaj, që këtu gjejnë forcë pune të gatshme vetëm për call center apo fasonit.
Një histori analoge sa thashë më sipër përdorej edhe në kohën e Hoxhës, ku ushtari përgatitej për zanate të caktuara apo edhe për ndihmë emergjence. Natyrisht, shkolla të tilla mund të përgatitnin edhe ura fshatrash, apo gjëra të tjera që do të siguronim para. Në atë që shohim sot, ushtria del herë pas here rrugëve për të mbledhur plehra, apo për të shuar zjarre.
Mund të vazhdojmë më tej. Qeveria kërkon së fundmi që me një plan njëmiliardësh të investojë, duke krijuar atë partneritetin publik-privat. Po ky bashkëpunim mund të fillojë jo duke kërkuar paratë e këtyre të dytëve, por dhe nga e anasjellta në sektorë të ndryshëm.
“Partizan i zhvillimit të bujqësisë”- kam shkruajtur diku me një shembull për Kukësin e varfër. Nëse aty kanë mbetur ende një mijë familje fshatare, qeveria mund të subvencionojë blerjen e dyqind qengjave për familje. Një vit apo dy vjet më vonë, ajo do të kërkonte marrjen e borxhit në trajtën e deleve, duke realizuar një fitim shumë më të madh se ato që sigurojnë bankat. Dhe kohë më vonë do të kishte prej këtij investimi, minifabrika leshi apo mishi. Mund të themi edhe lëkure, që do të lejonte fabrikat tona të këpucëve të siguronin një lëndë të parë, që sot e marrin diku tjetër, duke prishur kështu edhe raportin kërkesë-ofertë, që nuk na lejon të blejmë mallin tonë me çmim të natyrshëm. Po ashtu, të siguronim edhe një pjesëmarje më të madhe në punë të njerëzve.
Duke mbetur në Kukës, si një shembull i thjeshtë, nëpërmjet hedhjes së një sasie farë peshku në liqenin e tij, ai do të do siguronte peshk dhe një koperativë peshkimi në perspektivë. Nëpërmjet pyllëzimit do të siguronim edhe një lëndë drusore të klasit të parë, etj. Natyrisht, në këtë partneritet publik-privat, ato që do të fitonin do të ishin ministritë, e jo ministrat që duhet të merren me politika të një lloji tjetër, përveç atij të emërimeve qoftë edhe të një mësuesi në çdo cep të vendit.
Në planin investues njëmiliardësh, idetë e hedhura më sipër nuk kërkojnë lekë nga privati, që për mendjen time është sot në pozitë më të dobët nga vetë shteti në më të shumtën e rasteve. Flitet për të bërë një politikë partneriteti publik-privat, ku shteti fiton jo duke kërkuar para, por duke mobilizuar ide.
Siç e thashë edhe më sipër, zanati im nuk është kalkulimi deri në detaj i ideve të tilla, por lutja për të mobilizuar njerëz, apo qoftë edhe shtetin, nëpërmjet ministrive, për të krjuar mekanizma, ku ai nëpërmjet këtyre të fundit, fiton dhe realizon njeherësh objektiva të ndryshme. Unë lutem të mi falin gabimet dhe siç thuhet në librin “Njeriu që qesh” të Viktor Hygoit, them edhe unë: Kush i ka veshët të mëdhenj, do të dëgjojë shumë marrëzira; e kush i ka të vegjël, do t’i dhembin ata”./Konica.al/
Utopira shqiptare Nazarko.
Ti kerkon qiqra ne hell ne nje vend qe flitet per vjedhje dhe nuk kapet apo denohet asnje hajdut.
Ka 27 vjet vetem akuza vjedhje shkatrrim e bla bla.27 vjet sa me shum akuzohesh aq me lart ngjitesh.
Te gjithe pranojn se ka korrupsion por nuk duan emra dhe kur thuhen rat na cilsohet lista e zeze.
Shume domethenese investojm me shume per infrastrukuren dhe lem mbrapa Ruanden e pra ku shkojne keto para ku jane kush jane ministrat 27 vjecar ku jane drejtorat ku jane prokuroret a ka mbajt pergjegjesi ndonje per kete katraur 27 vjecare.
Kur ti jepen pergjigje ketyre pyetjeve atehere mund te flitet per keto utopirat shqiptare i dashur Naxarko.
Ti i dashur ecen me shpejt nga koha.
Ore Nazarko, po behesh si Muc Nano qe me kokfortesine e “fshatarit” vazhdon te kepuse brockulla, sepse i duket se del fitimtar ne tezen idiote qe perhapi dhe vazhdon ta mbroje. Pikesepari ky miku jot mund te kete ne cv e tij 7 diploma, 25 kurse e shume e shume gjera te tjera qe ne syte e tu e bejne nje gjeni…por vete pyetja jo vetem “naive” ja zhumezon me zero gjithcka. Nejse. Kembengul prape te fakti qe ministrite dalin me humbje dhe ministrat te fituar. Mos u lodh kot te marresh rrugen rreth e rrotull globit qe te vertetosh se toka eshte e rrumbullaket. E kane vertetuar te tjere qindra vjet para teje. Problemi tek ne fillon dhe mbaron tek korrupsioni. Ke ndonje ide se si mund te zhduket ky korrupsion ?
Sa per idene e dhenies se licensave per projektimin e planeve deri diku edhe strategjike per vendin, disa unversiteteve. eshte utopike. Pse ? Thjesht KORRUPSIONI. Sillu dhe rrotullohu nga te duash , prape aty do dalesh. Nje keshille : Filloni nga vetja juaj , nqs doni te ndryshoni boten.
Shumë dakort Shpëtim. Tek Ju, unë qyterari i thjestë, gjithmonë në opinionet tuaja, kam parë njeriun që i dhimbset dhe e do vëndin e vet. Kush më mirë se këta pedagogë dhe studentët e shkëqyer, nëpëmjet hartimit edhe të temave të diplomave do i bënte më mirë këto projekte?
Të lutem, lexo në ish revistën Shkenca dhe Jeta, mesa më kujtohet të periudhës Qershor- Dhjetor të vitit 1980 dhe do të gjesh një shkrim me titull ” një milion metra kub që rrëshqasin”, dhe krahasoje me projektin.
Por ben dy hapa mbrapa
I kthehen gjithmone e kohes se Enver hoxhes.
Dhe sna the gje si del ministriappp-ia
E shendetsise?
Idete e shtruara nga Nazarko jane lehtesisht te zbatueshme, por me mekanizma te ndryshme nga ajo qe ai propozon. Konkretisht per cdo tender qe shpallet, marrin pjese disa kompani te cilat bejne projektin. Mekanizmi qe mund te perfshije ketu katedrat e universiteteve eshte i thjeshte, te vihet si kondite nga qeveria qe projekti te realizohet me pjesemarrjen e te pakten dy subjekteve, njeri nga te cilet te jete kompani private kurse subjekti tjeter te jete Universitet apo qender kerkimore (dmth qendra qe financohen nga shteti). Katedrat e specializuara ne profile te caktuara inxhinjerike kane forca shkencore te afta per te bere kete gje. Cdo njeri prejt tyre (dmth cdo inxhinjer-pedagog apo studjues), (jo katedra si teresi), te aplikoje ne kete projekt ne bashkepunim me nje kompani private si partner (e cila detyrohet ta beje kete per te fituar projektin), me cilesine e drejtuesit shkencor per palen universitare , duke pasur te drejten per te perfituar nje buxhet nga ky projekt me te cilin mund te paguaje inxhinjere te sapombaruar, te atashuar per te bere psh doktorate ne katedren perkatese dhe per te mbuluar shpenzime te tjera ne interes te katedres. Si udheheqesi shkencor ashtu dhe pjesemarresit ne projekt duhet te kene te drejten e nje stimuli material, ne ato proporcione qe zbatohet edhe ne vendet e tjera europiane. Katedra, dmth universiteti, duke qene qe kerkimet zhvillohen ne insitucionet e saj, merr nje perqindje (overhead sic quhet zakonisht kjo), duke krijuar fonde shtese te cilat nuk i jep qeveria nga buxheti i parashikuar.
Ne keto projekte mund perfshihen ne pjese te caktuara studentet e viteve te fundit per qellime didaktike, por jo sic e mendon Nazarko. Aktualisht ky eshte modeli sipas te cilit punohet sot ne EU. Drejtuesi shkencor duhet te jete afirmuar per aftesite e tij per projekte te tilla.
Me kete model mund te thithen gjithashtu investime nga projekte shkencore europiane (duke bashkepunuar me nje ose me shume vende te EU)
Shume drejte e ke o Shpetim. Je pjese e nje perqindeshit. 99% e shqiptareve e kane mendjen per te vjedhur dhe nuk mendojne si gjermanet.
Kam 40 vjet ne pune dhe gjithmone kam luftuar per zbatimin e ligjit, por nuk kam mundur, se qe nga me i madhi deri tek i vogli ,ky ishte preokupimi i gjithe dites se punes.
Zoti Nazarko
Per sa shkruani ne lidhje me pjesemarrjen e universiteteve qofte ne projekte ose zbatim te tyre mendoj se per Shqiperine nuk eshte ketu thembra e Akilit .
Besoj plotesisht se projektet jane te perllogaritur mjaft mire bazuar ne nje eksperience te mire . Tendenca korruptive ne zbatimin e projekteve si dhe korruptimi i organizmave kontrollues besoj se eshte nje nga problemet kyc. Ne raste te tilla te projekteve te rrugeve ku ka sasi te konsiderueshme parash te investuara , kompanite zbatuese e kane me te lehte te korruptojne nje pedagog universiteti me rroge shteti.
Shkelzen Demiri
Ideja e Nazarkos duhet te jene kriter per zgjedhjen e nje ministri apo dhe k/ministri. Nese ske ide smund te sjellesh ndryshim. Por ideja e Nazarkos tani duket si idealizen per kohen qe kalojme( bile shumica do ta quante Trap). Derisa ministri mendon nga mengjesi ne darke sa do fitoje ky thote te fitoje ministria. Zakonisht ne bote pas 6 muajsh nga emerimi i nje titullari shtrohet pyetja : Cfare ndryshimi ka sjelle apo cfare te reje ka sjelle? Mendoj se duhet te zduket menyra e zgjedhjes se ministrit mbi bazen e kontributit partik, apo te pazareve politike qe e shohin postin si burim fitimi qe ne fakt jane para publike, dhe ministri pergjedh stafin e specialisteve qe ai mendon se konvergojne me idete e tij ne te mire te interesit publik.
Shihni se si e sheh Naton Nazarko, “hedh bomba”, “vret” etj. Qellimi i Nazarkos nuk eshte te sulmoj Naton me terma te tille, por kjo eshte bindja ebrendshme e nje komunisti, qe sot pushteti dhe emajta ne pergjithesi e shohin si nje analist imirefillte! Ne fakt problemi nuk qendron vetem tek Nazarko, por tek gjithe ata qe po marrin ne qafe dhe po djegin te ardhmen e disa brezave, duke nisur qe nga vitet 40! Vajmedet o Shqiperi dhe ti o i mjeri Shqiptar i ngrate, qe ngele sherbetor i pushtetareve te te gjitha kohrave!
Po problemi eshte se modeli ku mobilizohen fakultetet e institucionet tona nuk mbush xhepi e hajdeteve qe kemi neper ministrite…
Prandaj kemi modelin grabitcar tash e 27 vjet qe nuk sjell asnje permiresim po vetem shkaterimin e asaj qe patem..
Modeli grabitcar qe pasuron nje grusht pushtetare nuk lejon prosperitetin e Shteti e prosperitetin e gjithe shqiptareve.
Pra duhet bashke te shkaterojme kete model e pastaj do kete vend per idete e juaja.
Ngjashem me shkrimin “Jo vetem nizame, jo vetem Nizame” (qe ka paralelizem me kete teme) edhe ky eshte nje shkrim shume i bukur nga Nazarko. NATO ka fonde te medha per pune kerkimore, dhe shume profesore te Bashkimit Europian punojne me keto fonde per mbajtjen e grupeve te tyre kerkimore. Ka fonde per studimin e akustikes ne dete, te radareve ne thellesi te deteve, te kriptanalizes. Me keto fonde te NATO’s blihen aparatura moderne, mbushen laboratoret me pajisje, dhe punesohen studentet e doktorratures. Ne kohen para demokracise ne Shqiperi ka pasur 3 difraktometer shume te mire me te cilet analizoheshin kampione nga Ballshi per rezervat e naftes. Ne demokraci, nje laborator ishte ne token e nje pronari dhe pronari e shiti difraktometrin per skrap!
Edhe shume tendera ne shqiperi (ne mos te gjithe) i fitojne kompani te huaja, dhe ato kompani ua japin nen-kontraktoreve shqiptare, dhe punen e bejne shqiptaret dhe jo kompania e huaj. Edhe shteti yne ka shume pune, dhe hap shume tendera, por do ishte ideale nese tenderat tu jepeshin universiteteve.
Jemi ne kohen e prerjes se veshit,per ti thene te tjerve,ky eshte Hajduti !
Sipas jush Nazarko pse nuk ben asnje nga keto shteti yne po ka lene nje rrumpalle te tille prej te pakten 30 vitesh? Sepse shumices dermuese te shqiptareve te sotem (dhe jo vetem atyre qe jane ne pushtet) nuk i plas per asgje dhe mendjen e kane vetem te vjedhin, te hane, te blejne makina te shtrenjta, te lozin bixhoz, te dhjesin …. madje as seksin nuk e shijojne ne pergjithesi. Prandja jemi bere populli me qesharak ne Europe dhe prandaj ndodhin cudira te tilla si plasja mutit ne plazhin me te bukur ne kulmin e sezonit
Mjere ajo pakice qe do vertet ndryshim po eshte e pafuqishme se llumi ka dale siper
Ore Nezrko: Po ti me duket se nuk kupton se kush eshte e para Germa A apo Germa B? Ne shqiperi qe te behet ajo rradhen e pare duhet te kene Inteligjence teknike Profesoret,Docientet mesuesit etj qe sot ata jane nen nivelin e Inteligjences profesionale te Zulus pa lere qe te mesojne te tjeret.Akoma nuk e kupton se I gjith populli shqiptar eshte nen nivelin inferior mesatar Intelektual qysh prej 1944 e deri me sot? Nuk ke se si ta e kuptosh kur edhe ju vet jeni pjese e ketij niveli. Shkollat dhe institucionet shqiptare baraz= 0