Pas deklaratave të anëtares së këshillit bashkiak të LSI-së, Elona Guri e cila tha se deputeti i PS z.Xhemal Qefalia vjedh ujin e pijshëm në bizneset e tij ka reaguar ky i fundit në një prononcim për News24.
Qefalia shprehet se po pret që anëtarja e këshillit bashkiak të LSI ta vërtetojë publikisht dhe nëse nuk e verifikon këtë, ai do ta padis për shpifje e disinformim publik dhe se do të presë deri nesër dhe nëse nuk e vërteton, pasnesër do e padisë për shpifje.
Reagimi i deputetit të PS-së, Xhemal Qefalia:
Elona mashtron dhe gënjen! Po pres ta vërtetojë publikisht. Nëse nuk e vërteton këtë, unë do ta padis për shpifje e disinformim publik! Nëse nuk e vërteton deri nesër, pasnesër e padis për shpifje.
Kjo Elona Guri,mos eshte nga Skrapari ? Mos eshte kjo arketarja e LSI -se ne Skrapar? Mos eshte kjo zv. e Ilir Metes e Monika Kryemadhit per LSI-ne ne Skrapar ? Pa verifikojeni se kjo te punsonte atje ne Skrapar, ishte shefe kuadri per LSI-ne ……