Sherri masiv/ Dëshmia e parë: “Të rinjve u zunë pritë në rrugë, i bënë copë me thika”

26 Korrik 2017, 08:45Kronika TEMA
Sherri masiv/ Dëshmia e parë: “Të rinjve u zunë

Shtatë është numri i personave që janë përfshirë në sherrin e ndodhur gjatë orëve të para të ditës së sotme në Borsh të Himarës, ku si pasojë ka ndërruar jetë një 31 vjeçar dhe janë plagosur tre të tjerë.

Ndër të plagosurit, 24-vjeçari E.O. raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa dëshmitarët në fshat thonë se sherri mes të rinjve nisi në një lokal dhe kur situata është qetësuar disi, të rinjve u është zënë pritë në mes të rrugës e janë qëlluar me thika.

Unë nuk e di për çfarë janë zënë. Thuhet se mbas sherrit që nuk e di ku nisi, njëri nga grupet i ka bërë pritë në rrugë dhe i kanë goditur ata të grupit tjetër. I kanë bërë copa me thika. Këtu kanë marrë goditjen e fundit, tek rruga që të çon për në plazh“, – thotë personi që ka sjellë pamjet pranë redaksisë së JOQ.al.

Ai thekson faktin se ambulanca u vonua shumë për t’u dhënë ndihmën e parë të plagosurve.

1 komente në “Sherri masiv/ Dëshmia e parë: “Të rinjve u zunë pritë në rrugë, i bënë copë me thika””

  1. erion brace i verteti says:

    Me siguri per ceshtje te rendesishme do jete. Do e kete share nga motra …
    Borshi dhe Himara jane larg shoku gazetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje