TKZ, zyrtarisht anëtare e FSE-së

26 Korrik 2017, 20:31Sport TEMA

Tifozat Kuq e Zi tashmë zyrtarisht anëtarë të organizatës së përkrahësve evropianë të Futbollit. Lajmi u dha nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare  të këtij tifogrupi, ku jepen detaje të funksionimit  të kësaj organizate në mbrojtje të të drejtave të tifozëve.

“FSE është një rrjet i pavarur i tifozëve, i organizuar në mënyrë demokratike me anëtarë dhe grupe tifozësh nga 40 vende të Europës. Për më shumë se një dekadë, kjo organizatë mbron të drejtat e tifozëve në raport me institucionet evropiane e botërore të futbollit, UEFA dhe FIFA, gjithashtu dhe me institucionet Evropiane.

Në këtë njoftim sqarohet ndër të tjera se:

“Anëtarësimi në këtë organizatë nuk është institucional, pra është plotësisht i pavarur nga organet udhëheqëse të sporteve përkatëse të Shqipërisë. Gjithashtu, anëtarësimi i TKZ-së në këtë organizatë pritet të lehtësojë qasjen tonë në institucionet ndërkombëtarë përgjegjëse për zhvillimin e politikave tifozërike anembanë Evropës dhe në interes të anëtarsisë së TKZ-së.”

Vlen të theksohet që organizata përbëhet nga vullnetarë të ndryshëm anembanë globit, me zyrën dhe stafin e saj në Hamburg të Gjermanisë.

Bashkë me urimin për anëtarësim, shprehim edhe mirënjohjen për secilin person që ka kontribuar drejt kësaj arritjeje!

Mbyllet ky njoftim i tifozëve kuqezi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje