Armando Sadiku ka bërë një tjetër debutim spektakolar me skuadrën e tij të re Legian e Varshavës.
Bomberi i kombëtares shqiptare ka treguar vlerat e tij dhe në sfidën e sotme të fazës së tretë të “Uefa Champions League”, në ndeshjen që Legia zhvilloi në transfertë kundër skuadrës së Astanës.
Sulmuesi kuqezi u aktivizua në minutën e 70-të nga ana e trajnerit kur rezultati ishte 2-0 në favor të vendasve.
Pas 10-minutash Sadiku arriti që të shkurtojë rezultatin duke u gjendur në vendin e duhur për ta shtyrë topin në fund të rrjetës.
Rezultati i ndeshjes u mbyll me shifrat 3-1 në favor të Astanës, ndërsa ndeshja e ardhshme do të luhet në poloni dhe goli i Sadiku i jep shpresë Legias që të shpresojë tek një përmbysje.