Vëllai i "Ballist" Morinës: E kapën në varrimin e babait, ju lutem na ndihmoni!

29 Korrik 2017, 17:22Sport TEMA

Ismail Morina është shumë pranë ekstradimit në Beograd, pas vendimit të marrë nga gjykata kroate e shkallës së parë pak ditë më parë.

Në një intervistë për Top Channel vëllai i tij, Xhevahir Morina, i cili ishte me Ismailin kur e arrestuan rreth dy muaj më parë, tregon ngjarjen.

“Na vdiq babai dhe Ismaili vendosi të vinte për ceremoninë e varrimit. Por ai ishte pa pasaportën shqiptare pasi ia ka mbajtur shteti shqiptar. Në momentin që po kalonim kufirin me shtetin kroat, duke qenë se nuk kishte pasaportën shqiptare që shoqëronte dokumentin italian e arrestuan. Ka rreth dy muaj në burg dhe nga shteti shqiptar dhe ambasada nuk është interesuar askush”, thotë Xhevahir Morina.

Sipas vëllait të Ismail Morinës, kanë mbetur edhe pak ditë nga reagimi që duhet të bëjë avokati i tij për të shmangur ekstradimin në Beograd.

“Vëllai më tha të bëj të pamundurën për të mos e dërguar në Beograd. I bëj thirrje kryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë që të na ndihmojnë për të mos e çuar vëllain tonë atje. I bëjmë thirrje kujtdo që mundet të na ndihmojë”, apelon Xhevahir Morina.

8 komente në “Vëllai i “Ballist” Morinës: E kapën në varrimin e babait, ju lutem na ndihmoni!”

  1. PRO says:

    ..kjo eshte çeshtje ..duam s’duam Ballist Morina eshte figure” kombetare”,qe s’mund te cenohet,s’mund te zbehet ,pasi koha ka skalitur momentin…,rizgjimin e nje kombi te pergjumur,brenda dhe jashte kufijve..ka qene nje sekonde e arte dhe e paharruar ,per ne te harruarit, Morina ka pershkallezuar lavdine e nje kombi te harruar..te shpresojme,te lutemi per te,Ai nuk eshte kriminel.Rasti e pa kush ishin kriminelet…{dhe te mos harrojme fjalen e mbretit Zog..,se te çdo shqiptar mund te shohesh nje lider..}

  2. ben says:

    O shoku ngushellime per babain.
    Po babain e kishit kroat?
    Apo jetonte ne kroaci?
    Nese nuk eshte as njera as tjetra cdonit ju ne kroaci???
    Pse nuk kalonit nese ishit per kosove a maqedoni nepermjet atdheut shqiperise???????
    Jane ca gjera qe nuk lidhen o birazer.

    1. the punisher says:

      Ismail Morina eshte kuksian dhe banon prej vitesh ne Itali. U arrestua ne Kroaci sipas nje urdher-arrestimi leshuar nga Serbia. Ne Kroaci ai po kalonte tranzit per te shkuar ne Itali, ashtu sic bejne qindra e mijra shqiptare qe nuk mund ta marrin makinen me vehte ne avion apo te torturohen ne tragetet greke cuf- cuf 30 ore deri ne Trieste.More vesh or Tunxh alias Ben ? Por mesoje qe serbet prape do hane mut ashtu sic hengren me Ramush Haradinajn dy here, nje here me arrestimin e tij ne Slloveni dhe nje here ne France.

    2. mistreci says:

      Pse behesh trap mor ben , Ai nuk tha qe kishin shkuar ne Kroaci per te varrosur babane, por po kalonin nga Kroacia per te ardhur ne Shqiperi, per te marre pjese ne varrimin e babait. Mos u mundo te besh te mençurin kur truri t’i kap me vonese ato qe lexon.

  3. ti je muslimon,mos luaj ''shqiptarin'', vendi yt eshte mes sumave ne Karadak gyzel's..........allah uakbar! says:

    ki kacurrel qenka vertet nje………….xhevair!
    sa per ”ballistin”,ne keli suniti pasi futi ne sherr Shqiperine me gjitonen Serbi,madje ti futet dhe nje hu ne bithe……….

    1. SHQIP says:

      Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria, o biri i Janulles, nuk ka lidhje fare se Ismail Morina eshte Musliman, jemi 75% e shqiptareve Musliman, dhe atdheu yne eshte Shqiperia jo feja. Keshtu qe teorite e Janulles per percarje qe ti propogandon nuk do zene vend ndonjehere ketu ne Shqiperi. keshru o sum qiri i janulles

  4. olmpia says:

    Qindra mijra emigrante hyjne e dalin ne BE ,pa asnje lloj dokumenti ,shume jane pjesetare te shtetit islamik qe perpiqen te shpetojne lekuren ,,,dhe me vone te bejne ndonje shperthim …..Ndersa Kroacia arreston nje person ,me dokument identifikimi qe hyn ne Kroaci per te varrosur babane…Cfare u ka bere ky djale kroateve….gjeja me normale do te ishte lejimi ne ceremoni dhe keshillimi per te lene vendin….Ndersa ata realizojne nje arrestim ne favor te serbeve…Keta jane.. miqte…..kroate …merreni ne telefon ate presidenten bukuroshe z.Meta….ndryshe perse je ulur ne karrike Edhe Rama duhet te levize ,te zgjohet nga letrargjia zgjedhore ,te hyje ne boten reale……….

  5. Defrimi says:

    DY MUAJ I ARRESTUAR DHE VETEM TANI KUJTOHEN TA MBROJNE PSE KAQ VONE. PO TÈ ISHTE SERB DO ISHTE BERE NAMI. KY NA BERE KRENAR DHE ESHTE HEROI JONE. TÈ NGRIHEMI TE NÉ MBROJTJE TÈ KETIJ PATRIOTI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje