VIDEO/ Trump injoron vogëlushin në karrige me rrota, shpërthejnë komentet negative në rrjetet sociale

30 Korrik 2017, 12:58Lifestyle TEMA
VIDEO/ Trump injoron vogëlushin në karrige me rrota,

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjithnjë e më shumë bën veprime jo të hijshme dhe që nuk pëlqehen nga publiku i gjërë.

Në takimin e fundit, presidenti i SHBA-së është filmuar në një moment teksa injoronte një djalë të vogël të ulur në karrige me rrota që zgjatej për t’i dhënë dorën.

Në pamjet e publikuara duket se si Trump i përshëndet të gjithë fëmijët, ndërsa vogëlushi tenton disa herë ta takojë, por nuk ia del.

Kjo gjë ndodhi kur kamerat nuk po tranmetonin live, por sapo ato u ndezën dhe filloi tansmetimi direkt Trump shkoi dhe takoi vogëlushin që qëndronte në karrige me rrota.

Ky veprim i Trump nuk është pritur mirë dhe menjëhërë kanë filluar komentet negative për të në rrjetet sociale.

https://www.youtube.com/watch?v=q42gfpT47uE&feature=youtu.be

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje