Dritan Demiraj: Kam gati 124 emra të trafikantëve të drogës, i di dhe Rama

1 Gusht 2017, 09:59Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, në një intervistë në Report Tv, me Ilir Babaramon ka thënë se ai vetë disponon një listë me 124 emra të cilët janë pjesë e grupeve kriminale.

Demiraj tha se kanabisi në vendin tonë është kultivuar me mbështetjen e Policisë, dhe qeverisë vendore.

“Unë kam një listë shumë të madhe, të përbërë nga 124 emra, për shkak edhe të funksionit, për shkak të një bashkëpunimin më të mirë sesa paraardhësit e mi me agjensitë e tjera.

Kjo është një listë e hartuar nga agjenci të ndryshme të cilat nuk i përmënd këtu.

Sigurisht që kryeministri dhe gjithë personat që duhet ta kenë, e kanë këtë listë.

E kanë dhe ne jemi duke punuar në funksion të detyrës organike që kemi për ta pastruar përfundimisht Shqipërinë nga ky fenomen, nga trafiqet, në mënyrë që Shqipëria të mos figurojë më në hartën e vendeve që trafikojnë.

Po tani duhet të themi të vërtetën, pa mbështetje politike nuk kultivon dot kanabis.

Pa mbështetjen e policisë dhe qeverisë vendore, kryetarit të komunës, kryetarit të bashkisë, kryetarit të partisë së tij, nuk kultivon dot kanabis.

Ka pas raste, qe sasira tonelatash droge ndodheshin në shtëpinë e punonjësit të policisë”,  tha Demiraj.

11 komente në “Dritan Demiraj: Kam gati 124 emra të trafikantëve të drogës, i di dhe Rama”

  1. Alfred Hodaj says:

    Zoti Demiraj iku koha e PD qe kishte shtetin e lazaratit. Eshte politike dhe vetem politike te thuash qe kanabisi ka lidhje me qeverin ku ajo po e lufton cdo dit.

  2. Mirel Goga says:

    Policia po punon cdo dit te vitit per te shuar kanabisin nga territori i shqiperis. Sapo erdhi shkaterroi lazarstin dhe nuk erdhe ti ne detyre dhe bere sbulimin e madh. Nuk e shpike ti rroten o numri nje i arteve marciale

  3. Alket says:

    Kultivuesit e drroges mbeshteteshin dikur nga qeveria e Saliut ,dhe kete e dime te gjithe.nuk e herrojne leht shqiptaret Lazaratin qe kishte ne krye Shkellzen Berishen dhe u be “shtet brenda shtetit” . Tani kan ikur ato kohra Demiraj ,mos enderroni qe do e vazhdoni ate historin e mbjelljes dhe shitjes lirshem.sepse qeveria do vazhdoi te luftoj fort kunder atyre qe mbjellin dmth kunder jush…

  4. Andi Aliaj says:

    Duket sikur demiraj po flet per mbeshtetjen qe u ka dhene vet kultivuesve te kanabisit.

  5. Pali Miska says:

    Shikojeni njehere kete Arjan Shanaj nga Fieri…..

  6. Renis Fatosi says:

    Me sa duket paskan kaluar mendimet e librit dhe ne jete tani, paska punuar mire ky sot u kujtua te tregoj gjithe suksesin e punes se tij. Pas kritikave nga partia e tij.

  7. Tea Guraj says:

    Bravo, Je bere edhe ti burim lajmesh te pabesueshme si te gjithe tjeret ne partin tende, duhet te keni ndonje program te posacem ku formuloni nga nje perralle cdo dite perderisa jeni kaq te koordinuar per te qene secili ne lajme ne perrallen e radhes. Eshte edhe mesi i veres tani zore se i beson njeri keto.

  8. al paci says:

    Po ca thoni o komentuse jetoni ne ralitetin shqiptare apo jo, vetem te jeni qorra dhe shurdha qe mose ta dini qe vitin e kaluare paguaje policin dhe te jepnin mbeshtetjen qe nuk do ta korrnin me djenin e rames dhe mire beri qe e lejoje. Sice beri saliu ne 2013 dha urdher qe te mose peitej asnje rrenje dhe nuk u pre asnje rrenje jo vwtem ne lazarate po kushe mbolli e korri ne te tere shqiperine. Kurse sivjete dhe shteti nuk do te lerin dhe interes pwr te mbjelle nuk ka se cmimi ka rene ne 100 euro kilja dhe kaqe i vete kostuja. Do ta shikoni kure te vejne vitin tjeter 500 euro dhe shqiperia te kete mare statusin e kanidatit do dalin prap maleve shqiptaret dhe do korruptojne policine. Se ca flete demiri jan pallavra ne shqiperi qe eshte nje katunde i math i tere dihet cdo gje kushe mbjelle kushe eshte tregtare dhe kushe barone i mathe.

  9. Erjona Dani says:

    Demiraj eshte bere si klloun cirku duke dale neper media dhe duke bere kompetentin.Tashme duhet te kishte dhene doteheqjen.

  10. vlora.vlora says:

    Pse si arreston llapaqen ,apo vendosni gjoba

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje