FOTOT/ Zjarri shkrumbon investimin prej 185 milionë lekësh në Krastë të Elbasanit

3 Gusht 2017, 15:26Kronika TEMA
FOTOT/ Zjarri shkrumbon investimin prej 185 milionë lekësh në

Zbulohet shifra e parë e dëmit të shkaktuar në Krastë të Elbasanit. Bëhet fjalë për një projekt të rehabilitimit të Krastës së Madhe në një sipërfaqe 25 hektarë e cila u mboll me pishë të egër dhe pishë deti.

Vetëm për mbjelljen e fidanëve të rinj, që tashmë janë shkrumbuar totalisht, u shpenzuan  18.588.132.5 lekë të reja ose rreth 186 milion lekë të vjetra.

Kësaj shume duhet ti shtohen dëmet e shkaktuara në pishat e vjetra, shkurret, investimet e kryera për parkun e Krastës etj.

Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast më 28 janar 2014 ishte i pranishëm Kryeministri Edi Rama dhe ministri i mjedisit Lefter Koka.

 

1 komente në “FOTOT/ Zjarri shkrumbon investimin prej 185 milionë lekësh në Krastë të Elbasanit”

  1. besnik says:

    Ky dem eshte i jashtezakonshem per qytetin e Elbasanit. Te dale pergjegjsia per Djegejen e pyllit te pishave te Krastes qe eshte mushkuri per kete qytet te ndotur nga industria Kurum te turqeve dhe fabrika e cimentos e arabeve.Duhet ti behet thirje nga bashkia e shteti banoreve qe te ngihen e te kontribojne per shuarjen e zjarreve qe po perpijne pyllin per mbi 24 ore ne Elbasan.Keshtu behet edhe ne Europe me lopata, kazma, kova e mjete te tjera me uje, kjo per faktin sepse shteti nuk ka mjete te nevojshme…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje