Temperaturat "përvëluese"/ Më në fund vjen një lajm i mirë: Ja se çfarë kanë parashikuar meterologët

3 Gusht 2017, 15:57Sociale TEMA

Këto ditë janë përvëluese, por nuk do të zgjasin edhe shumë.

Të paktën deri të dielën, kur rrymat ajrore nga kontinentit afrikan do të tërhiqen nga rajoni i Ballkanit.

Meteoalb, bën me dije se fundjavën tjetër, temperaturat do të bien me 5 gradë C.

ParashikimiMesnatën e se dielës dhe gjatë së hënës, fillon tërheqja nga Ballkani e masave ajrore Afrikane drejt Ishullit te Sicilisë dhe brigjeve Tuniziane.

Ndërkohe, gradualisht vendin e tyre e zënë masa ajrore me te freskëta nga Evropa Veriperëndimore deri mëngjesin e se premtes kur pritet qe qarkullimi i masave ajrore ne Ballkan te jete drejtpërdrejt nga Evropa Veriore.

Ne këto kushte, pritet që fundjava tjetër të sjelle një rënie të temperaturave, me të paktën 5 grade C.

2 komente në “Temperaturat “përvëluese”/ Më në fund vjen një lajm i mirë: Ja se çfarë kanë parashikuar meterologët”

  1. joel shkodra says:

    Si anektoda e Nastradinit: Kur ishte kohe e mire Nastradini qante sepse e dinte se do te prishej; Kur ishte kohe e keqe Nastradini qeshte sepse e dinte se do te permiresohej.

  2. joel shkodra says:

    Sa e veshtire per ta gjetur, duhej shkence e madhe. Eshte thene prej shekujsh nga anekdota e Nastradinit qe qante kur ishte koha e mire se e dinte qe do te prishej dhe qeshte kur koha ishte e keqe se e dinte qe do te permiresohej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje