Ministrat teknikë të Bashës të “mbartur” që para zgjedhjeve, kanë vendosur ti shfrytëzojnë ditët e fundit në kabinetin qeveritar deri në maksimum. Madje dhe duke shkelur ligjin, vendimet e Këshillit të Ministrave dhe duke vepruar si një “njësi autonome” brenda kabinetit qeveritar.
Kështu, edhe pse në ditët e fundit të detyrës së saj si ministre e Arsimit dhe Sportit, skandalet e znj. Mirela Karabina nuk kanë të sosur.
Ministrja Karabina, e cila në ditën e saj të parë si ministre i Arsimit dhe Sportit ka kërkuar zbatimin e ligjit nga administrata, tashmë është ajo vetë që, për të disatën herë gjatë ushtrimit të detyrës, e ka shkelur atë në mënyrë sistematike.
Tashmë shkeljet e saj, gafat e saj në krye të dikasterit të Arsimit nuk kanë mbetur vetëm në Shqipëri, por janë shtrirë dhe në hapësirën mbarëshqiptare.
Shkelja më e fundit e Karabinës është udhëtimi i saj zyrtar në Kosovë, udhëtim i cili duhet të ishte raportuar tre muaj më parë tek kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme.
Por ministrja Karabina pavarësisht VKM nr.734, datë 9/9/2015 në të cilin theksohet se çdo anëtar i Këshillit të Ministrave duhet që për çdo takim zyrtar jashtë vendit të raportojë tre muaj përpara tek kryeministri, por edhe ministri i Punëve të Jashtme, të cilët miratojnë levizjet e anëtarëve të Këshillit të Ministrave jashtë vendit, ka vendosur të mos e zbatojë këtë vendim, por përkundrazi ta thyejë atë.
Lajmi për vizitën e ministres Karabina në Kosovë ka qënë thuajse në kushtet e ilegalitetit, pasi është bërë i ditur nga mediat kosovare, ndërkohe që nga kabineti i ministres nuk ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me viziten e saj jashtë vendit.
Në këtë këndvështrim, ministrja e Arsimit Mirela Karabina, ka thyer ligjin duke mos marrë leje tek kryeministri për të dalë në vizitë jashtë vendit, dhe duke mos njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme për arsyet e takimeve zyrtare, axhendës së këtyre takimeve dhe zbatueshmërinë e ligjit në këto takime pasi nuk përfaqëson as veten, as PD apo parti tjetër politike, por shtetin shqiptar. Shteti ka rregulla, ka protokoll, ka ligje.
Njëherësh, duke patur parasysh se gjithçka është e rregulluar me ligj, dhe për më tepër ministrja e Arsimit është e re në detyre, me këtë thyrje ligji Karabina ka rrezikuar dhe ndonjë skandal të mundshëm diplomatik në qëndrimet e saj zyrtare, të pakoordinuara dhe mirëmenduara më parë me Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Tani që dhe raporti i OSBE për zgjedhjet ka dalë, këtë pretendojnë ministrat teknikë, ka ardhur koha që shtetit ti kursehen gafa të tilla, dhe të ikin nga ministritë./TemA
Freskohu o Edi, freskohu ne plazh.
PO JU NGA E DINI,QE SKA MARE LEJE?
NUK SHIHET NDONJE INFORMACION NGA KRYEMINISTRIA,APO MINISTRIA E JASHTME!
SHKONI MER GAZETARE BYTHLEPIRES DHE SAJUES PER TE BERE TE MUNDUR TE LEXOHET KJO PACAVURRE.PERGJIGJU NGA MBRAPA ME CA NIK-E TE SAJUARA,MOR BYTHELEPIRESA,SE E KENI ZAKON DHE E KENI PATUR SAHANLEPIRESA.!