Një rast banal i një ngacmimi seksual ka ndodhur në Elbasan ku një djalë i ri rreth 19 vjeç ka ngacmuar seksualisht një grua 36-vjeçare.
Nga ajo që bën me dije policia, djaloshi e kishte ndaluar në mes të rrugës gruan në fjalë për t’i kërkuar të kryenin bashkë marrëdhënie seksuale.
36-vjeçarja me inicialet F.G, fill pas kësaj që ndodhi ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Elbasanit për të bërë kallëzim për djalin, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije.
Por policia ka thënë se po punon për identifikimin dhe ndalimin e tij.
“Më datë 04.08.2017 shtetasja F.G, vjeç 36, me banim provizor në Elbasan, kallëzon se më datë 03.08.2017 në lagjen “5 Maj”, në afërsi të banesës, një djalë rreth 19 vjeç, me fjale i ka kërkuar të kryejë marrëdhënie.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për vlerësim.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ka bere denoncim goca, thellohu pak pasword