Pushuesi në Sarandë rreh nusen e vjehrrin në rrugë. Plas sherri edhe me të tjerët

6 Gusht 2017, 17:32Kronika TEMA

Një i ri, me banim në Kosovë është arrestuar nga Policia e Sarandës pasi gjatë natës ka ndodhur një sherr i cili ka degjeneruar në dhunë fizike e përdorimin e mjeteve të forta nga ana e 23-vjeçarit kundrejt bashkëshortes dhe familjes së saj, me të cilët ndodheshin për pushime.

Njoftimi i Policisë Sarandë:

Më datë 05.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.G., 23 vjeç, banues në Kosovë, pasi rreth orës 04. 30, në lagjen Nr. 1, Sarandë është konfliktuar dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes V.G., 21 vjeçe, dhe vjehrrit të tij, E.G., 48 vjeç, banues në Prishtinë.

Gjithashtu filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.Zh., 17 vjeç, banues në Breme, Gjermani, sepse në këtë konflikt, ka goditur me sende të forta shtetasin D.G., 54 vjeç, banus në Prishtinë si dhe shtetasin A.G., 26 vjeç, banus në Obiliq Kosovë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Sarandë. Neni 130/a/1, 89 Kodit Penal.

2 komente në “Pushuesi në Sarandë rreh nusen e vjehrrin në rrugë. Plas sherri edhe me të tjerët”

  1. parazitus says:

    Kafshe…animalus albanesus specie ne shtim

    1. Arbri says:

      Fake of, ti specie ne shdukje qe sje shqiptar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje