Menjëherë pas turit ballkanik të Zv.Presidentit amerikan Mike Pence, portali i Kremlinit, “Sputnik”, ka promovuar një skenar të frikshëm në faqet e saj, duke bërë të ditur se pritet një “mini-reply të luftës në Ballkan”.
“Sputnik” ka intervistuar një ish-drejtues të lartë të shërbimit famëkeq ushtarak serb KOS, përkatësisht nënkolonelin Ljuban Karan.
Ish-drejtuesi i kundërzbulimit serb thekson se tashmë Bosnja dhe Presheva do të jenë territori i luftës së re.
Sipas “Sputnik”, NATO do të imponojë që të shkohet deri tek rishikimi i Marrëveshjes së Dayton-it e cila ndau Bosnjën në dy kantone dhe që ka krijuar një shtet praktikisht si Republika Srbska, i cili nuk jep asnjë llogari në Konfederatë, por vetëm e përdor për të arritur qëllimet e saj.
Dhe siç shkruan “Sputnik”, pas nisjes së diskutimeve për rishikimin e Dayton-it do të shpërthejë konflikti i ri ballkanik për të rindarë Bosnjën.
Nënkoloneli Karan, njeriu që ka punuar gjatë për shërbimin serb dhe që tani duket se është bashkëpunëtor i afërt i rusëve, deklaroi për “Sputnik” se armatosja e rëndë e Kroacisë me sisteme të sofistikuara amerikane dhe gjithashtu e Serbisë me sisteme të tilla ruse, është vetëm fillimi i një konflikti ushtarak që si gjithmonë thotë ai “epilogun do ta ketë me shqiptarët në jug të Serbisë”. Këtu i referohet natyrisht Preshevës.
Edhe pse kjo ngjan e çuditshme, duket se ka një lidhje me realitetin politik.
Ilir Meta, presidenti i ri i Republikës, takimet e para si kryetar i shtetit shqiptar i bëri pikërisht me dy figura politike të Preshevës: kreun e Këshillit Nacional Shqiptar, Jonuz Musliun, dhe kryetaren e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ku u përmend “zgjidhja e problmeve në kuadrin e Serbisë”.
Vetë Meta e ka thënë këtë në komunikatën zyrtare të Presidencës. Po pse kush e kishte vënë në diskutim që të diskutohet jashtë Serbisë?
Ky veprim i kreut të shtetit shqiptar, siç duket është studiuar me kujdes nga rusët, që kanë bërë analizën e tyre, natyrisht jo kaq lokale por si rajon.
“Sputnik” në shkrimin e vet thekson se “Objektivi i Aleancës së Atlantikut të Veriut është që të mbetet një faktor i domosdoshëm për vendet që nuk janë anëtare të saj, për të realizuar qëllimet e saj ndaj Rusisë”.
Ish-zyrtari i Kundërzbulimit Shërbimit serb (KOS), Ljuban Karan, në intervistën e tij thotë se “NATO ka një plan për të zotëruar plotësisht Ballkanin, kryesisht për shkak të frikës së ndikimit rus, dhe shembulli më i mirë për këtë është Mali i Zi. Tani po kërkohet futja e Maqedonisë, por problem është si të zotërohet Republika Srbska”.
Dhe këtu “Sputnik” përmend rishikimin e Dayton-it.
“Kjo do të sillte një konflikt dhe ndoshta mund të ndërhynte Rusia. Pikërisht për të mbrojtur Ballkanin është vendosur sistemi raketor i NATO-s në Rumani, ndërsa ai i Polonisë është për të mbrojtur sfondin e Europës”, thekson ish-oficeri i lartë i kundërzbulimit serb.
“NATO nuk do që ne të jemi ushtarakisht neutralë. NATO beson se është mjaft e fortë dhe mund të na detyrojë që të jemi pjesë e saj.
Kohët e fundit është duke u përpjekur për të arritur qëllimet e saj pa armë, por situata nuk është e njëjtë si gjatë viteve nëntëdhjetë, sepse tani ka një zonë ruso-kineze të interesit. NATO po e përdor forcën si një kërcënim”, tha nënkoloneli Karan.
Dhe në analizë radha i vjen “rrezikut shqiptar”.
Ish-kundërzbuluesi serb, i cili ështët marrë jo pa qëllim nga “Sputnik”-u si ekspert, thekson se “NATO përdor elementin kroat dhe atë shqiptar si subversiv për ta drejtuar kundër serbëve.
Po ndiqet një recetë të vjetër: kroatët e boshnjakët kanë pretendime territoriale për Republika Srbska-n, kurse shqiptarët për Preshevën.
Një Kosovë e pavarur nuk është qëllimi përfundimtar i shqiptarëve, por ata duan Preshevën, të cilën askush nuk mund të marrë pa luftë.
NATO ka punuar që prej viteve ‘90 me modelin ‘përça e sundo’ siç ndodh rëndom me Perandoritë”, shprehet ndër të tjera njeriu i intervistuar nga “Sputnik”.
(Përgatiti: Ylli Pata – tesheshi.com)
Ka vetem nje problem, Ruset ne fillim duhet te mbushin barkun me buke.
Plotesisht dakord me komentin tend!
Pas Brexit BE po deshmon se vetem forcimi dhe integrimi i metejshem mund ta çoje Europen drejt nje roli global ,jo vetem ekonomik …te cilin tashme e ka.Edhe ballkanasit nuk jane te çmendur te fillojne luftra midis tyre per interesa te te te tjereve..Aq me pak shqiptaret qe jane ne momentin e progresit me te mdh historik ,pavaresisht se nuk jane ne nje shtet..Keshtu analizat e ketij spiunit serb jane pjese e zhurmave te zakoneshme ,por qe nuk jane realiste …Vertet,Bosnja perben nje problem ,zgjidhja e Dejtonit nuk ishte largpamese,Por ne Europe probleme te ngjashme ka pothuajse kudo….Polonia me Gjermanine ….Ukrahina me Polonine dhe Rusine….Hungaria me Rumanine dhe Sllovakine…Spanja me Katalonjen dhe basket,Belgjika qe eshte cope cope,Italia me Padanian ,Moldavia me Transistrian,,Britania me Skocine dhe Irlanden e Veriut,vendet balltike me Rusine…Gjeeorgjia me Rusine ,Azerbaxhani me Arnenine…lista nuk mbaron kurre ..Por askush nuk mund te luaje me zjarrin Zhvillimi paqesor ,modernizimi ,levizja e lire ndoshta do ti shuajne ererat e nacionalizmave te semure …Vuçic beri nje artikull intrigues ,gje qe deshmon qe edhe serbet ,te njuhur per nacionalizmin e eger ,po kuptojne se paqja dhe zhvillimi jane alternativa me fitimpruese se luftrat qe nuk mund ti fitosh kurre…
Deri ne Nish,,harron qellimisht dhe Vojvodinen ky muzhiku…
I gjithe ky skenar i shpikur nga mendjet e semura sllavo-serbe s’eshte asgje tjeter vecse nje perralle tjeter e rradhes.
Por megjitthate kjo tregon se sa te “afte” dhe “paqesore” jane fqinjet tone te ashtuquajtur “serbe” persa i perket skenareve te njepasnjeshme antishqipetare. Vetem me fuqizimin e kapaciteteve sulmuese luftarake te te dy shteteve shqipetare ne ballkan do te arrihet nje paqe afatgjate ne rajon. Shteti i ashtuquajtur “serbi” e kupton vetem gjuhen e forces , dhe si e tille asaj duhet ti tregohet forca. Por kjo kerkon nje klase politike te formuar dhe patriote qe i jep prioritet jetesore ndertimit te ketyre kapaciteteve ushtarake. Kroacia trime e ka bere dhe po e ben nje gje te tille dita dites duke u furnizuar me artileri te rende te levizshme, rraketa, helikoptere gjuajtes avione dhe mjete te renda te blinduara. Politikanet “internacionaliste” dhe te “europianizuar” shqipetare e kane te ngulitur ne trurin e tyre se superioriteti ushtarak eshte nje monopol i serbise, ndersa shteteve shqipetare i duhen politikane te afte qe duhet tja marrin kete “monopol” serbise fashiste . Ndersa kjo cmenduria e carmatosjes totale te kombit shqipetare dhe te krenarise qe keta dordolece kane nga carmatosja eshte akti me i cuditshem ne globin tokesore.
Skenar te tilel duken te pabesueshem. Ruset Jane gati ti lene te gjitha ne Ballkan vetem per Krimen. Ata Kane ngelur dhe ne Ukraine per telephonic cilen Kane nje bllokade me perendimin.